Ndahen 37 mijë euro për katër fermerë të Dragashit nga UNDP

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Katër fermerë nga Komuna e Dragashit janë përfituesit e 37 mijë eurove, shumë kjo e ndarë nga UNDP dhe komuna.

Ky grant është ndarë në kuadër të projektit të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim “Përgjigja e nivelit lokal lidhur me krijimin e vendeve të punës (punësimin) dhe zhvillimi i integruar territorial (InTerDev)”.

Pranimi i këtyre granteve është bërë dje gjatë një ceremonie dhe me ç’rast janë nënshkruar edhe kontratat me përfituesit.

Përmes një njoftimi për media, UNDP bënë të ditur se projekti InTerDev finalizoi dy aktivitete që shërbejnë fermerët e vegjël dhe të rinjtë e papunë në përmirësimin e jetesës së tyre.

Përveç katër fermerëve, ka përfunduar edhe trajnimi i dhjetë të rinjve në profilet e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve shtëpiake.

“Për më tepër, 10 të rinj të papunë në nevojë të identifikuar nga Zyra lokale e Punësimit në bashkëpunim me projektin InTerDev nën kuadër të Paktit Territorial të Punësimit, përfunduan me sukses trajnimin e tyre profesional të kryer nga Qendra e Trajnimit Profesional në Prizren në profilet e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve shtëpiake dhe saldim. Projekti i UNDP-së InTerDev ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë vijimit të trajnimit dhe u ka blerë mjete pune të nevojshme për secilin nga profilet për të filluar biznesin e tyre në vlerë rreth 8,000 Euro”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

Sipas tyre, kjo ngjarje është edhe një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes të Komunës, Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, si dhe UNDP-së në adresimin e sfidave të punësimit në Dragash. /Infodirekt.tv/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-