Ndërtimet e Mehmet Kuklibeut në Zinovë

Opoja.net Opoja.net Artikuj Opoja

Xhamia e Mehmet Kuklibeut

Xhamia e vjetër e Zinovës-në Bresanën e sotme, mban emrin e ndërtuesit të saj-Mehmet Kuklibeu. Viti i saktë i ndërtimit të kësaj xhamie nuk dihet, pasi që deri më sot nuk u gjet ndonjë dokument ose pllakë e të dhënave të kësaj xhamie. Siç kuptojmë nga vakufnamja e Kuklibeut, kjo xhami është ndërtuar para vitit 1538, apo siç merret për bazë në disa shkrime përafërsisht viti 152520 ose 1530, pra kuptohet se ajo është ndërtuar para se të shkruhej kjo vakufname nga Kuklibeu. Hapësira e xhamisë së vjetër është me këto dimensione: 12.15 x 13.50 metra, kurse muret e saj janë të trasha mbi 1 metër. Kjo xhami është nën mbrojtjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës të Kosovës, i evidentuar me numrin 153/99, në arkivin e Prishtinës.21

Një pjesë e Bresanës në vitin 1968.

Xhamia e vjetër “Mehmet Kuklibeu” dhe mektebi në Bresanë, foto: 31. 10. 1998.

Ndërtimet e tjera të Kuklibeut në Zinovë

Pos xhamisë në Zinovë, nga vakufnamja e tij mësojmë se Kuklibeu në kompleksin e xhamisë ka ndërtuar edhe: një mekteb, 22 një shadërvan, 23 një hamam, 24 sipas stilit të hamameve turke, banjo publike, një tyrbe-gjurmët e të cilave janë të qarta edhe sot. Kuklibeu, po ashtu ndërtoi edhe një mesxhid25 lagjeje, një saraj dhe qeshmen e sarajit, të cilat sot gjenden në fshatin Kuklibeg.

Këto të dhëna janë marrë nga libri “Zinova” monografi fetare nga autori Kasam Muhameti, në ditët në vazhdimë do të publikojmë edhe disa shkëputje tjera nga ky libër. /Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-