Ndihmat për të riatdhesuarit, peng i mungesës së buxhetit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash, 23 qeshorë – Drejtues të Zyrës së integrimeve dhe komuniteteve në Dragash kanë njoftuar se nga janari deri në përfundim të majit, është shtuar numri i të kthyerve.

Koordinatori i Zyrës së integrimeve dhe komuniteteve në Dragash, Fitim Spahiu, ka bërë të ditur se numrit prej rreth 100 personave të kthyer vjet, i janë shtuar edhe 16 kryefamiljarë të riatdhesuar, prej tyre 15 boshnjako-goranë dhe 3 shqiptarë.

Përkitazi me ndihmën e ofruar për këta persona, ai ka nënvizuar se nga Departamenti i riintegrimit, 5 kryefamiljarë janë duke marrë ndihma ushqimore, 3 kanë kërkuar ndihma për zhvillim të biznesit, por që ende nuk është gjetur ndonjë donacion, ndërkaq për dy të tjerë propozohet që t’u riparohen shtëpitë, shkruan koha. “Me rastin e vizitave që u është bërë familjeve të kthyera, është konstatuar se gjendja sociale e tyre nuk është aspak e mirë. Mundësitë tona janë të vogla, ndaj duhet një ndërhyrje urgjente e Qeverisë, e cila fundja edhe ka marrë obligime që me programe t’u ndihmojë atyre për t’u integruar në shoqërinë kosovare”, ka pohuar ai./Opoja.Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-