Opoja.net
Meka Mish

Ndikimi që kanë pijet energjike në enët e gjakut

Ndikimi që kanë pijet energjike në enët e gjakut

Keni pasur raste kur është dashur të rrini zgjuar e si zgjedhje keni përdorë pijet energjike.

Sipas John Higgins nga McGovern Medical School në UTHealth në Hjuston dhe nga ekipin e tij, kombinimi i përbërësve të pijeve energjetike kafeina, taurina, sheqeri dhe të tjerat kanë një efekt në funksionimin e enëve të gjakut. Kjo mund të mos ketë ndikim afatshkurtër në dhënien e energjive, por mund të ketë një efekt afatgjatë në shëndetin dhe funksionin e zemrës, sipas një raporti në Science Daily.

Në këtë studim, i cili u publikua kohët e fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, Higgins dhe ekipi i tij kanë studiuar 44 studentë jo duhanpirës, të shëndetshëm në të 20-at e tyre duke testuar funksionin e tyre endotelial para se secili prej studentëve pinte një pije energjetike. Pastaj u testuan përsëri 90 minuta më vonë.

Sipas Higgins, testet treguan se zgjerimi i enëve të gjakut kishte rënë ndjeshëm pas konsumimit të pijeve – nga 5.1 për qind në 2.8 për qind. Meqë pijet e energjisë po bëhen gjithnjë e më shumë popullore, është e rëndësishme të studiojmë efektet e këtyre pijeve tek ata që i pinë shpesh dhe të se sa herë duhet ti konsumojnë ato.

Mos i humb

A ndikon dielli në psikikën tonë?

Opoja.net

Menaxhimi i dhimbjes së shpinës

Opoja.net

Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Opoja.net

Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”

Opoja.net

Ilaçi më i mirë natyral për t’ia ndalë kollin fëmijës

Opoja.net

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net