Opoja.net
Meka Mish

Në këtë vend fliten më së shumti gjuhë në botë

Teksa rriteni, ju mund të dëgjoni njerëz duke folur gjuhë të ndryshme në vendin ku jetoni. Ndoshta dy, ndoshta më shumë gjuhë, mund të ndodh edhe vetëm një gjuhë.

Mirëpo, nëse keni qenë në kryeqytetin e gjuhëve të botës, vetëm brenda një minuti ju mund të keni dëgjuar dhjetëra gjuhë duke u folur – edhe pa e kuptuar fare një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.

“Pardon my French”

Bazuar në Aleancën e Gjuhëve në Rrezik (ELA), një pjesë e SHBA-ve është shtëpia e më së shumti gjuhëve në botë.

Rreth 800 gjuhë fliten në qytetin e New York-ut. Por, lagjja “Queens” është kampion bote për më së shumti gjuhë të folura – 138 gjuhë unike fliten vetëm brenda asaj lagje.

“Është kryeqyteti i diversitetit të gjuhëve”, ka thënë për New York Times profesori i linguistikës në City University të NYC, Daniel Kaufman.

“Ne ulemi dhe shohim se përreth nesh ka njerëz që flasin gjuhë të cilat pas 20 apo 30 vjetësh as që do të ekzistojnë”, ka vazhduar ai.

Të pasionuarit pas gjuhëve

Edhe pse fliten më së shumti gjuhë, nuk është e thënë se në Queens secili njeri flet rrjedhshëm pesë gjuhë të ndryshme.

Bazuar në statistikat e “Census” për vitin 2015, 44 % e popullsisë në Queens flasin vetëm gjuhën angleze në shtëpi, përderisa 56 % flasin edhe tjera gjuhë përveç gjuhës angleze.

Nëse dëshironi të mësoni sa më shumë gjuhë, hulumtimet tregojnë se metoda “space repeticion” iu mundëson përvetësimin e gjuhëve më shumë se secila metodë tjetër.

Dhe kjo mund t’iu bëjë juve një poliglot apo, thënë më mirë, një hiperpoliglot.

Mos i humb

Ngarkoi telefonin në xhami, la para dhe një mesazh

Opoja.net

Kujdes si e përdorni bankonatin! Më kurrë mos merrni vërtetim pas transaksionit!

Opoja.net

Vjen edhe aeroplani i parë elektrik në botë

Opoja.net

Sa lule duhet të vizitojnë bletët për të prodhuar një kilogram mjaltë?

Opoja.net

Si përcaktohet vlera e një diamanti

Opoja.net

Pesë mundësi për të financuar biznesin tuaj edhe nëse nuk keni para

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net