Opoja.net
Meka Mish

Në listën e punëkërkuesve në Kosovë 90 mijë persona

Shkalla e papunësisë në Kosovë përgjatë viteve ka mbetur pothuajse e pandryshuar. Në Agjencinë e Punësimit të Kosovës për vitin 2018 janë evidentuar rreth 90 mijë të papunë.

Në mesin e tyre ka edhe persona me kualifikim superior apo master, tha për Radio Kosovën Shpetim Kalludra, shef i Sektorit për Analiza në Tregun e Punës në Agjencinë e Punësimit. Ai shtoi se gjatë vitit 2018 përmes kësaj agjencie punë kanë gjetur rreth 6 mijë persona, ndërsa 12 mijë të tjerë janë aftësuar apo ri-aftësuar për profesione të ndryshme.

Agjencia e Punësimit në Republikën e Kosovës me gjithë kufizimet buxhetore po bënë punë të madhe në mbështetjen e personave që janë të evidentuar si të papunë në këtë agjenci, tha Kalludra .

‘Në nivel vendi ne kemi të regjistruar mbi 90 mijë persona, të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë. Mbështetje direkte në punësim janë afër 6 mijë e 700 persona për vitin 2018. Po ashtu me aftësim profesional të referuar janë rreth më shumë se 5 mijë e 500 persona, që në total i bie se afër 12 mijë kanë marrë shërbime përmes rrjetit të zyrave të aftësimit dhe qendrave të aftësimit profesional”, th ai.

Njëra nga përfitueset prej kësaj Agjencie është edhe Barbara Nushi. Ajo tha se vetëm pak ditë pas paraqitjes në këtë agjenci, mori befasinë duke u ftuar për punë në këtë qendër.

“Vetëm kur më kanë thirrur një ditë prej ministrisë, me thanë a je e interesuar të punosh këtu gjashtë muaj në praktikë, me mundësi vazhdimi. Nuk e di… ndoshta ka qëlluar kjo fat për mua”, tha ai.

Kalludra shpjegon rreth statistikave të të papunëve, përkatësisht nivelit të kualifikimit shkollor.

“Diku 25% e tyre janë më shkollë të mesme e përqindjet e tjera i kemi me nivele të tjera të kualifikimeve. Me master i kemi rreth 800 persona të regjistruar”, tha ai.

Ndryshe, bazuar në shkallën e papunësisë, Kosova ka nivelin më të lartë në rajon, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.

Mos i humb

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Opoja.net

A po e merr SHBA rolin udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi?

Opoja.net

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net