Në Zgatar, u mbajt manifestimi kulturor “Sofra e Ymer Prizrenit” (Video)

Opoja.net Opoja.net Kultura

Në vendlindjen e kryeministrit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Ymer Prizreni, në Zgatar të Opojës të komunës së Dragashit, të shtunën është mbajtur manifestimi letrar –kulturor i radhës “ Sofra e Ymer Prizrenit”.

Në fshatin e origjinës së patriotit kombëtar, Ymer Prizreni, në Zgatar të Opojës, edhe këtë vit është mbajtur manifestimi tradicional kulturor.

Pjesë e këtij aktiviteti të veçantë në këtë komunë përveç banorëve të Zgatarit dhe fshatrave përreth, ishin krijues letrarë nga hapësirat mbarëshqiptare, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, mysafirë të shumtë dhe drejtues të pushtetit lokal në Dragash.

Drejtori i manifestimit, Demir Reshiti, dhe kryetari i klubit letrar “ Luigj Gurakuqi”, thanë se, krijuesit letrar dhe njerëzit e kulturës nga hapësirat mbarëshqiptare, në Zgatar po shpalosin vlerat e tyre dhe personaliteteve tona të shquara, siç ishte Ymer Prizreni, dhe se ky aktivitet i cili këtë radhë ka risi të reja dhe është më i veçantë, sepse po mbahet në Jubileun e 140 vjetorit të LSHP-së dhe 550 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot- Skënderbeu.

Kryetari i komunës, Shaban Shabani, tha se ky manifestim kulturor I bënë nder jo vetëm Zgatarit por edhe mbarë trevës së Opojës dhe komunës sonë, kushtuar atdhetarit të madh, Ymer Prizreni. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se ndjehet i lumtur që po merr pjesë në këtë ngjarje e cila i kushtohet personalitetit më të shquar atdhetar, ndërmjet kohës së Skënderbeut dhe Pavarësisë së Shqipërisë, u shpreh ai.

Një aktivitet i bën krenarë banorët e Zgatarit, pasi që për ne është nder të kujtojmë figurën madhore të patriotit, Ymer Prizreni, rrënjët e të cilit rrjedhin nga lokaliteti ynë, theksoi përfaqësuesi i këtij lokaliteti, Naser Vejseli.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë dhjetëra krijues letrarë nga hapësirat mbarëshqiptare, poetë të rinj të cilëve këtë vit i është dhënë hapësira për pjesëmarrjë, janë ekspozuar eksponate nga Muzeu Mobil i Kosovës, ndërsa është shfaqur edhe një program i pasur artistik SHKA “ Bresana”, nga disa shkolla të komunës së Dragashit, këngëtari Masar Sinani dhe rapsodë nga Kukësi./Tv Prizreni

https://m.facebook.com/prizreni.tv/videos/2188881091335083/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-