Nëse nuk më shihni në xhenet pyetni për mua!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Transmetohet se Iblisi i mallkuar i ka thënë Allahut të Plotfuqishëm: „Pasha Madhërinë dhe Fuqinë Tënde, unë njerëzit do t’i mashtroj dhe do t’i largoj nga rruga e drejtë derisa ta kenë shpirtin në trup!“
Por Allahu i Plotfuqishëm i është përgjigjur: „Pasha Madhërinë dhe Fuqinë Time, Unë do t’i fal ata derisa të Më kërkojnë falje!”

Le të bëjmë shumë istigfar dhe të kërkojnë falje nga Allahu për mëkatet tona, gjithashtu, le të shoqërohemi me besimtarë të sinqertë në këtë kohë të konfuzionit, të cilët në fshehtësi do t’i luten Allahut për faljen e mëkateve tona, sepse besimtari dhe miku i sinqertë dëshiron për vëllanë e tij sikur për vetveten.
Hasan Basriu ka thënë: “Rritne numrin e miqve besimtarë të sinqertë, sepse ata do të ndërmjetësojnë për ju në Ditën e Gjykimit”.

Kur xhenetlinjt do të hyjnë në xhenet, nëse ata nuk do t’i shohin shokët (miqtë) e tyre me të cilët janë shoqëruar në këtë botë, e të cilët i kanë njohur për të mirë, do të pyesin për ta, duke thënë: „O Zot, ne kishim vëllezër në dynja të cilët bashkë me neve kanë falë namaz dhe kanë agjëruarimi, por nuk po i shohim në xhenet?“
Allahu do t’u thotë atyre: „Shkoni dhe nxirrni nga xhehenemi çdo njeri në zemrën e të cilit ka pasur edhe një grimcë iman (besim).“

Ibnul-Xhevzi ka thënë: „Nëse ju nuk më shihni në xhenet, pyetni për mua dhe thoni: „O Zoti ynë, filan robi Yt neve gjithmonë na ka përkujtuar për Ty, pastaj është shkrehur në vajë!“

I lutemi Allahut që të na japë miq besimtarë të sinqertë, të cilët do të na mbështesin në bindje ndaj Allahut dhe me të cilin do të hyjmë së bashku në xhenet.

Përktheu: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-