Opoja.net
Meka Mish

Nga furça e dhëmbëve tek telefoni: Gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjë

Disa produkte janë krijuar specifikisht për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm.

Peshqirët

Banja është një terren me lagështirë, e përsosur për krijimin e mykut dhe peshqirët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë. Ruajini ata në një dollap dhe mos i mbani varur në banjë për ditë të tëra.

Rroba banje

Një tjetër këshillë ironike: Largoni rrobe banjat. Rrobat e lagura mbajnë baktere dhe lagështira u jep atyre aromë të pakëndshme.

Bizhuteri

Jo më kot, bizhuteritë kanë kuti specifike pasi sigurisht që dëmtohen nga temperaturat e ngrohta. Prandaj mbajini ato në një vend të freskët dhe sigurohuni që t’i vendosni në një kuti praktike.

Furçat e dhëmbëve

Një studim i Universitetit të Manchester-it gjeti 10 milionë baktere në një furçë të vetme. Për ta mbajtur furçën larg mikrobeve, thajeni pak pas përdorimit dhe vendoseni në një vend të izoluar (dollap).

Produktet e grimit

Produktet kozmetike bien pre e baktereve dhe mykut si pasojë e lagështirës së tepër. Furçat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe pa pluhur.

Parfumet

Temperaturat e ngrohta ndikojnë negativisht në përbërjen e parfumeve duke transformuar aromën e tyre.

Pajisjet elektronike

Sa dëshirë keni të dëgjoni muzikë teksa bëni dush? Shumë. Mirëpo një gjë e tillë shkakton dëme serioze tek telefoni. Nëse e keni të pamundur të bëni dush pa muzikë, atëherë sigurohuni që të merrni pajisje të padepërtueshme nga uji. /Telegrafi/

Mos i humb

Konsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë dëme në tru, komë dhe vdekje

Opoja.net

Pse nuk bën ta përdorni telefonin gjatë natës

Opoja.net

Nëse e urreni punën që e bëni, ju mund të sëmureni nga zemra

Opoja.net

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Opoja.net

Si të shpëtoni nga sulmi i zemrës nëse jeni vetëm në shtëpi

Opoja.net

Gjendet mikroplastikë në 90 për qind të kripës për ushqim

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net