Opoja.net
Meka Mish

Nga Holanda i kushtojnë poezi Ymer Prizrenit (Poezi)

Sejdullah Martinaj është bashkatdhetari ynë nga Hasi i Prizrenit, por që jeton në Holandë. Përkundër mërgimit, ai nuk e ka harruar vendlindjen dhe atdheun. Këtë e ka dëshmuar në krijimet e tij të cilat kryesisht po i publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka shkruar edhe për Ymer Prizrenin, kryetar i komisionit dhe organizator i Kuvendit të Lidhjës së Prizrenit.

YMER PRIZRENI

Kur Shqyptaria
U ba pre e gjakatarëve
Nji burrë Opoje
U priu Shqyptarve!

Abdyl Frashëri
Nji burrë Tosknie
Ymer Prizrenin
E zgjedh n’krye!

N’Prizrenin
Legjendar
Na u formue
Lidhja e Parë!

Kancelaritë mbetën
Me gjshta n’gojë
Me Shqyptar
S’paska lojë!

Toskë e Gegë
Si mishi me thue
Me mbrojtë Atdheun
Tuk janë bashkue!

Si ndajnë krahinat
As si ndanë feja
Luftojnë shqypet
Ndër beteja!

N’dër dy zjarre
U gjet Shqyptaria
Ni anë Turki
N’tjetrën Rusia!

Portës së Lartë
I qojnë fjalë
S’ka pazare
Me Shqyptar!

Tët shtat krajlive
Fjalë u kan que
Këta kufij kurrë
S’kem mi pranue!

Vendëlindjen n’Zgatar
Varrin n’Ulqin
Ish krenar
Vdiq si trim!

Sejdullah MARTINAJ
Holandë, 7 nëntor 2018

Mos i humb

Botohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës libri studimor “Proza eksperimentale – rasti i Pashkut nga studiuesja Dr.Manjola Brahaj Halili

Opoja.net

Bashkëpunëtori i Rugovës promovon librin “Kështjella e (Mos)Marrvëveshjes”

Opoja.net

6-vjeçari që reciton 40 minuta pa u ndalur, vargjet e Gjergj Fishtës

Opoja.net

Artan Mehmeti boton librin “Vlerësimi i pellgut ujëmbledhës i Pllavës dhe modelimi i përmbytjeve”

Opoja.net

Letrarët e Rinj të Dragashit mbajnë aktivitet në Kukës

Opoja.net

U promovua libri “Pishtari i njerëzimit” i autorit Kushtrim Reshiti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net