Opoja.net

Nga Opojari vjen projekti më i njohur kushtuar Diasporës Shqiptare

Opoja mund të krenohet me një nga portalet më unike si dhe projektin më të madh kushtuar çështjeve të Diasporës Shqiptare. Projekti në fjalë quhet “Diaspora” i cili vepron në kuadër të portalit www.gjiganti.com

Para 10 vite Faton Krasniqi nga fshati Brezne me banim në Finlandë filloj të zhvilloj versionin e parë të projektit kushtuar çështjeve të diasporës shqiptare në Finlandë të cilin e emëroj “Emigranti”. Me një përkushtim të madh, veprimtaria e tij zgjerohet duke shtrirë projektin edhe në shtetet gjermano-folëse dhe Skandinave. Pas këtyre shteteve, brenda kohës 5 vjeçare ky projekt arrin të lansojë edhe versionet në 12 shtete tjera që në total sot numëron 19 shtete në mbarë botën.

Këtë vit projekti Emigranti ka mbushur 10 vite duke i ofruar diasporës shqiptare databazën më të madhe të informacioneve në gjuhën shqipe nga lëmi të ndryshme rreth nevojave konkrete të shqiptarëve kudo që jetojnë. Emigranti përveç volumit të madh të informacioneve, ka sjellur edhe shumë veti tjera unike që dallojnë nga shumë portale apo projekte tjera në këto çështje.

Në nëntor të këtij viti, emri i projektit Emigranti është ndryshuar duke kaluar në “Diaspora”. Përveç emrit, projekti në fjalë ka bërë një ristrukturim të plotë duke sjellur një version më ndryshe që synon edhe më tej të jetë lider kryesor sa i përket çështjeve të diasporës shqiptare.

 

Çka përmbante projekti Emigranti?

Platforma e projektit Emigranti është ndarë në 2 grupe. Në grupin e parë janë përfshirë shtetet gjermano-folëse dhe Skandinave si: Austria, Gjermania, Zvicra, Finlanda, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka ndërsa në grupin e dytë janë përfshirë: Belgjika, Holanda, Anglia, Italia, Franca, Greqia, Turqia, Sllovenia, Amerika, Kanada, Australia dhe Zelanda e Re.

Platforma në grupin e parë ka sjellur tek lexuesit informacione nga të gjitha sferat e jetës duke i ndarë në çështje të integrimit dhe atë të komunitetit shqiptarë. Ndër temat kryesore në secilin shtet kanë qenë: Pasqyra e atij shteti (informacione të përgjithshme), gjuha, leje qëndrimet, puna, edukimi, biznesi, shërbimet sociale, shërbimet publike, problemet dhe informacione tjera sipas nevojës.

Platforma në grupin e dytë ka sjellur më pak informacione duke u përqendruar më shumë në çështjet e komunitetit shqiptarë në ato shtete.

Çka përmban projekti Diaspora?
Vazhdimi i punës dhe idesë së projektit Emigranti ka kaluar në Diaspora. Përveç emrit, Diaspora ka bërë edhe një ristrukturim të plotë sa i përket ndarjes së veprimtarive si dhe çështjeve teknike.

Veprimtaria e projektit Diaspora gjithashtu shtrihet në 19 shtetet e përmendura më lartë ndërsa strukturimi i ri ka kaluar në një platformë të re duke e ndarë në 4 grupe. Për ta kuptuar më lehtë përmbajtjen e kësaj platforme, le të marrim shembull një shtet si Austria ku të njëjtat ide veprojnë edhe në shtetet tjera.
Diaspora në Austri është ndarë në 4 kategori:  a) Austria b) Integrimi c) Komuniteti dhe d) KU dhe SI.
Shkurtimisht për secilën kategori:

  1. Austria ka si qëllim të sjell një pasqyrë të përgjithshme rreth funksionimit të këtij shteti duke përfshirë informacione rreth historisë, artit, kulturës, qeverisë, ekonomisë, shoqërisë, turizmit etj.
  2. Çështja e integrimit përfshinë informacione rreth çështjeve të integrimit dhe rëndësisë së saj, shembuj konkret, gjuha, edukimi, puna dhe biznesi
  3. Komuniteti përfshinë të gjithë informacione që lidhen me aktivitetet e komunitetit shqiptarë duke përfshirë bizneset, shoqatat, shkollat shqipe, rininë etj.
  4. KU dhe SI ka idenë që lexuesve tu ndihmojë se KU të gjinden informacionet e duhura dhe SI të përdoren shërbimet e ofruara. Kjo kategori ka një platformë më të gjerë duke përfshirë informacione rreth çështjeve të: ambasadave, vizave, shërbimeve të agjencive të ndryshme, sociale, publike, problemeve dhe shumë gjëra tjera që janë të nevojshme në jetën e përditshme

Versionin online mund ta shikoni tek www.gjiganti.com/diaspora

Suksese dhe vetit unike të portalit Gjiganti.com
Gjatë punës 10 vjeçare portali www.gjiganti.com ka arritur të krijojë një audiencë të madhe në mbarë botën ku jetojnë shqiptarët si dhe shumë veti tjera të cilat janë pjesë e trendëve të teknologjisë moderne duke ecur përpara me kualitetin e portaleve më të njohura.

Duke marrë parasysh se shumë lexues sot përdorin makinën e kërkimit Google për të gjetur informacione të caktuara, Gjiganti ka ofruar ndër databazën më të pasur sa i përket termeve në gjuhën shqipe ku Google i ka drejtuar lexuesit në artikujt që ofron ky portal. Me qindra kërkime të termeve ndryshme, Gjiganti për shumë vite ka pranuar mijëra vizita ditore.

Përveç rezultateve të kërkimit, pjesë e vetive unike janë edhe një nga mediat më të pavarura në të gjitha aspektet duke mos anuar në asnjë grup politik, grupor, fetar apo ndonjë çështje tjetër. Materialet të cilat janë ofruar nga ky portal gjithmonë kanë qenë pjesë e fushës me të cilën veprojnë projektet duke mos u përzier në tema tjera që nuk i përkasin idesë dhe filozofisë së mediave të pavarura.

Ndër vetit tjera mund të veçohen edhe pastërtia dhe renditja e materialeve duke mos publikuar asnjë reklamë të padëshiruar sikurse që publikojnë shumica e portaleve tjera dhe kjo ka bërë që lexuesit, organizatat si dhe institucionet shtetërore ta vlerësojnë në një nivel të lartë me kualitetin që sjellin projektet e këtij portali.

Gjatë 10 viteve Gjiganti.com ju ka dal në ndihmë me mijëra personave si dhe shumë organizatave dhe institucioneve shtetërore duke sjellur informacione të pasura nga të gjitha fushat e diasporës shqiptare dhe shteteve ku jetojnë.

Duke marrë parasysh se baza e këtij portali është në Finlandë, këtë vit është publikuar një version special në formë reviste të printuar dhe digjitale duke përfshirë çështjet e diasporës shqiptare në Finlandë, informacione të përgjithshme rreth Finlandës si dhe komunitetit, bizneseve etj. Revista është vlerësuar shumë lartë nga shumica e shqiptarëve në Finlandë, institucionet finlandeze si dhe ato të Kosovës. Kjo revistë është botuar në përkrahjen e bizneseve shqiptare në Finlandë si dhe Ministrisë së Diasporës duke e bërë të mundur shpërndarjen falas tek lexuesit. Versionin online mund ta gjeni tek www.gjiganti.com/revista

Mbetet të shohim se çka do na sjell Gjiganti për vitin 2018.

Suksese punës së pa lodhur bashkatdhetarit nga Opoja.

© Opoja.net

Mos i humb

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Opoja.net

Janë mbajtur ligjërata nga të rinjet e kuvendit të Dragashit për nder të Javës Ekologjike

Opoja.net

Lëvizja VV në Sharr me aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Opoja.net

Çudia e fundit në Restelicë, delja hypi mbi kulmin e një shtëpie (Foto)

Opoja.net

Fshati Zaplluxhe vendbanimi më i skajshëm i Opojës

Opoja.net

Manifestohet dita e shkollës “Ruzhdi Berisha” njëherit përvjetori i 50-të i kësaj shkolle (Foto)

Opoja.net

Myftiu i BIRK-së Mr. Naim Tërnava mbajti takim me imamët e KBI-së të Dragashit

Opoja.net

Aksident trafiku pa lëndime në aksin rrugor Prizren – Opojë

Kushtrim Guraj

Mevludin Krasniqi uron 50 vjetorin e Gjimnazit ” Ruzhdi Berisha ” Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net