Opoja.net
Meka Mish

Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

Spërkatja dimërore e pemëve si masë agroteknike, aplikohet me qëllim të eliminimit të një numri të madh të shkaktarëve që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve në bimë. Këta dëmtues kanë qenë prezent në pemishte në vitin paraprak. Spërkatja dimërore shërben si masë parandaluese për të zvogëluar mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Moti në ditët e fundit u karakterizua me reshje të kohëpaskohshme të dëborës, të shoqëruara vende-vende edhe me erëtë fortë. Edhe pse krasitjet kane filluar dhe janë në proces, këto temperatura nuk kanë qenë ndihmesë për fermerët që të fillojnë spërkatjen dimërore të pemishteve me preparate kimike.
IPKO- Stacionet Agrologjike kanë gjeneruar të dhëna që janë në interes të fermerëve Kosovar.

Nga data 18 shkurt e deri më 22 të këtij muaji, do te ketë ngritje të temperaturave. Në regjionin e Pejës temperatura minimale do të sillet rreth 0 deri në 1˚C, ndërsa maksimaljado të arrijë në 12˚C. Në Gjilan temperatura minimale do të sillet nga -1, ndërsa maksimalja në 11˚C.Mot i ngjashëm do të mbretëroj edhe në komunën e Vitisë, Junikut, Gjakovës etj.

Aksioni ispërkatjes duhet të bëhet kur moti është i mirë, pa erë dhe temperatura e preferueshme të jete mbi 10˚C. Temperaturat pritet të ngritën ditët në vijim, ndërsa koha është më se e përshtatshme për përfundimin e spërkatjeve dimërore nëpër pemishte.

Këto të dhëna procedohen në kuadër të projektit “IPKO-Parashikimi Agrologjik”.

Stacionet agrologjike, të instaluara nga IPKO, gjenerojnë informata të sakta agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore. Për të pranuar këto të informata, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s duke dërguar e-mail në agroproject@ipko.com, ndërsa përmes SMS-ve, do të njoftohen rreth parashikimit agrologjik, sinjalizimit për sëmundjet dhe faktorët që mund të sulmojnë kulturat bujqësore.

Fermerët të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-s, do të pajisen edhe me nga një numër të IPKO-së (Pa pagesë). /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Xhirohet në Kosovë, shqiponja duke e ushqyer të vogëlin e saj me hardhucë

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm nga Komuna e Dragashit vizituan disa nga vendet turistike në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Sektori i bujqësisë me potencial për rritje të eksporteve në Kosovë

Opoja.net

Udhëheqësi i sektorit të bujqësisë së Dragashit po qëndron për vizitë studimore në Lubjanë të Sllovenisë

Opoja.net

Së shpejti tatim për arat që nuk punohen në Kosovë

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm të gjuhës angleze prezantuan vendet turistike të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net