Opoja.net
Meka Mish e re

Nis modernizimi i spitaleve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore, të financuar nga Komisioni Evropian përmes kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se modernizimi i pajisjeve nëpër spitale është i domosdoshëm për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.

“Ballafaqimi me aparaturë të vjetër ka qenë një kokëçarje për të gjithë. Në mungesë të pajisjeve profesionistët shëndetësorë shpeshherë nuk kanë mundur ti ofrojnë shërbime qytetarëve tanë, e ata pastaj janë detyruar të kërkojnë shërim jashtë vendit. Ne përmes një plani emergjent kemi nisur modernizimin e pajisjeve sidomos në QKUK, por tashmë do të vazhdojmë për të gjitha spitalet”, tha ai.

Ai tregoj shumën që është paraparë për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore.

“Mbi 52 milionë euro në të gjitha spitalet, 26 milionë euro në QKUK. Përmes këtij projekti synojmë të modernizojmë spitalet tona për qytetarët tanë”, tha ai.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se janë të përkushtuar që të financojnë projekte që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Si qeveri nuk kemi pushuar të financojmë projekte që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve. Ky projekt është i pari në sektorin e shëndetësisë që mbështetet nga bankat e  Evropës dhe është shumë i rëndësishëm. Ne jemi të vetëdijshëm që nevoja për investime në shëndetësi janë të mëdha dhe jemi duke e ndjekur logjikën e emergjencës dhe jemi duke vepruar”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Mos i humb

Kolonë e gjatë, mbi 3 orë pritje për t’u kthyer në Kosovë

Opoja.net

Haradinaj jep dorëheqje, shkak ftesa e Gjykatës Speciale

Opoja.net

FSK-ja e gatshme të ofrojë siguri në vend dhe rajon

Opoja.net

Deri në 100 metra kolonat e automjeteve në Merdare

Opoja.net

Zvicra, vendi ku kosovarët u martuan më së shumti

Opoja.net

Caktohen datat për afatin e dytë të provimit të Maturës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net