Opoja.net
Meka Mish

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bullgari – Kosovë, këto janë çmimet

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Sot, faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Bullgarisë i ka publikuar edhe çmimet e biletave.

Ekipi kombëtar i Bullgarisë do ta presë ekipin kombëtar të Kosovës më 10 qershor, në orën 21:45, në stadiumin kombëtar “Vasil Levski”. Çmimet e biletave ndryshojnë prej gjashtë deri në 143 euro.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua me 25 mars dhe përfundoi me rezultat 1:1. Kjo ishte ndeshja debutuese e Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian.

Këto janë çmimet e biletave:

Biletat për sektorin A – 20.45 euro
Biletat për sektorin B – 15.35 euro
Biletat për sektorin C dhe D – 6.15 euro
Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro
Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro

Biletat mund të blihen në: OMV, Orange Center, Office 1 Superstore, Postën e Bullgarisë, Qendra e Biletave në Pallatin Kombëtar të Bullgarisë për Kulturë, Arena Armeec dhe Technopolis.

Gjiganti

Mos i humb

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net

Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net