Një emërim i kundërligjshëm dhe një riemërim i çuditshëm!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Shukri Nebiu, riemërohet nga kryetari i komunës drejtor i gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në Dragash, i cili edhe përkundër asaj se Inspektorati i Arsimit kishte gjetur shkelje gjatë procedurave të përzgjedhjes së tij në këtë post, gjatë vitit 2013.

Me 5 qershor 2013, u hap konkursi për drejtor të gjimnazit “Ruzhdi Berisha”, ku argatët e kryetarit Salim Jonuzi, i frikësoni të interesuarit për të konkurruar për këtë post, duke mos iu dhënë flet aplikacione me arsyetim se ka kaluar afati i konkurrim e ngjashëm me këto marifetlleqe. Për të ngelur vetëm stërnipi i kryetarit, Shukri Nebiu.
Edhe pse në konkurs kërkohej se paku tre kandidatë, në konkurs konkurruan vetëm dy: 1. Shukri Nebiu, me 1 një vit e gjysmë përvojë pune dhe 2. Azim Qengaj me 5 vite përvojë punë në arsim, me licencë mësimdhënësi dhe me notë mesatare disa herë më të madhe se të kundër kandidatit të tij Shukri Nebiut.

Ashtu siç u prit u kryetari Jonuzi e emërojë stërnipin e tij, Shukri Nebiun drejtor të gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Sektori i Inspektoratit të Arsimit në Prizren, në përbërje Qemal Bytyqi, Rexhep jakupi dhe Orhan Vullkani, bënë një inspektim special në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Dragash, dhe me 5 mars 2014 me nr. prot. 51, përpilon procesverbalin dhe nxjerr këto rekomandime: Të anulohet konkursi i datës 24 qershor 2103 për drejtor të shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Afati për një herë. Të shpallet konkursi i ri me afat 30 ditë na dita e pranimit.

Pasi ky Rekomandim u injorua nga kryetari i komunës ngase nuk e urdhërojë drejtorin e DKA-së ta shpallë konkursin e ri, Sektori i Inspektoratit të Arsimit në Prizren, pruri Vendim me nr. prot. 96 të datës 28 prill 2014, në të cilin nga DKA-ja kërkohej: Anulimi i konkursit të DKA-së me nr. prot. 13-197/13 të datës 28. 05 , 2013 për emërimin-zgjedhjen e drejtorit të shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Drejtorinë e Arsimit komunal në Dragash e obligonte që në afat prej 15 ditësh ta shpall konkursin e ri për zgjedhjen e drejtorit, ngase në vendim thuhej se Nebiu nuk i plotësonte kriteret për të qenë drejtor, pasi duhet të kishte tre vjet përvojë pune, ndërsa ai kishte vetëm 17 muaj. Vendim ka hyrë në fuqi me një herë.

Por kryetari nuk lëshon pe, prapë nuk e urdhëron drejtorin e DKA-së që ta implementon Vendimin e SIA-së.

Pra, drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, atëkohë, Hajri Ramadani, nuk e kishte respektuar këtë vendim të Inspektoratit dhe rasti kishte shkuar në prokurori me 10.06.21014, pastaj në gjykatë Themelore të Prizrenit, sjell aktgjykimin nr. 275/2014 të datës 24. 12. 2015, ku për mos shpalljen e konkursit për drejtor shkolle nga ana e

drejtorit të DKA-së, ngase emërimi i Shukri Nebiut ishte në kundërshtim me kriteret e kërkuara në konkurs dhe legjislacionin në fuqi, drejtori i DKA-së Hajri Ramadanin, ishte dënuar me denim me kusht me burgim për kohëzgjatje prej 1 vit, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuar brenda kohës së verifikimit prej 2 (dy) viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. Po ashtu drejtorit Hajri Ramadani, i shqiptohet edhe dënimi plotësues, me ndalim të ushtrimit të funksioneve administrative publike ose në shërbime publike në kohëzgjatje prej 2 viteve. edhe Gjykatën e Apelit, e kishte aprovuar këtë dënim, cila e dënon drejtorin e DKA-së Hajri Ramadanin, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Por për çudi e liron drejtorin e shkollës së mesme Shukri Nebiun, i cili ishte akuzuar sipas nenit 403, paragrafi I, i cili në kërkesën për punësim (aplikacion) në rubrikën e përvojës së punës kishte shënuar të dhëna të rremë për ta lajthitur Komisionin e intervistimit, duke shënuar përvojën e punës prej vitit 1991 deri 1995 si arsimtar i historisë në SHF “Ganimet Tërbeshi” në Blaç, dhe prej vitit 1998 deri në vitin 1999 po në këtë shkollë. Por sipas dokumentacionit (Vërtetimit) nr. 32/13 të datës 19.06.2013 të kësaj shkolle Shukri Nebiu kishte punuar nga 01.04.1992 deri 31. 08. 1992 (është e çuditshme se për 2 muaj punë nga prill ka shfrytëzua tre muaj pushim). Por për çudinë e drejtësisë kryetari i gjykatës e shpall si të pafajshëm me një arsyetim shumë interesant se Komisioni intervistues e ka vlerësuar me zero pikë përvojën e punës. Edhe pse komisioni intervistues nuk është dashur fare ta shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e tij, ngase kjo ishte në kundërshtim me kriteret e konkursit, për të cilën parashihet që kandidati duhet të këtë më se paku 3 vjet përvojë pune në arsim.

Kështu drejtori i DKA-së, Hajri Ramadani, në tetor të vitit të kaluar, ishte larguar nga detyra e drejtorit të Arsimit, ndërsa drejtori i shkollës së mesme vazhdojë punë edhe pse drejtori i ri i DKA-së është dash ta shpall konkursin e ri sipas Vendimit në fuqi.

Kështu kryetari e sakrifikojë, duke mos e urdhëruar drejtorin e DKA-së për zbatimin e Vendimit të Inspektoratit! Drejtori i DKA-së, i cili nuk kishte marr urdhrin nga kryetari për shpalljen e konkursit sipas Vendimit të SIA-së, e humb vendin e punës, ndërsa Shukri Nebiu, për të cilin emërim ishte bërë gjithë kjo hallakatë, ushtron veprimtarin bile në muajin gusht të këtij viti u riemërua nga ana e kryetarit ngase është stërnipi i tij, edhe pse në popull ky drejtor i riemëruar nga Salim Jonuzi, njihet për preferenca negative siç janë: Policia për krime të rënda ekonomike e hetojë këtë drejtor për organizmin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës pa oferitme – tenderime, ku u ftuan nga kjo polici disa profesor në mesin e tyre isha i ftuar edhe unë! Bëri falsifikim të përvojës së punës në flet – aplikacion, por për çudi gjykatësi e cilësojë si gabim teknik me arsyetim se Komisioni intervistues e ka vlerësuar me zero pikë – e pa besueshme por e vërtet! Në gjimnaz me ardhjen e këtij drejtori pa përvojë punë në arsim, ra numri i nxënëseve, ra siguria fizike e nxënësve dhe mësimdhënëseve, nuk i shpallte vendet e lira të punës

për të besueshmit e tij edhe pse kualifikimet e tyre nuk kanë të bëjnë me arsimin dhe mësimdhënien! I ndanë orët mësimore jo sipas Normativit në fuqi por sipas dëshirës se tij.

Nuk ka asnjë njohuri bazë për pushimin e lehonisë se si duhet të vepron kur shkon një mësimdhënëse në pushim të lehonisë, atëherë duhet të shpallet konkursi për kohë të caktuar dhe mësimdhënësit i cili e zëvendëson atë, duhet ti lëshohet kontrata për orët me kohë të caktuar! Ky drejtor i jep dhe i merr orët sipas qejfit të tij, sikur institucioni i gjimnazit me qenë pronë private e tij! Të gjitha këto preferenca negative nuk e penguan kryetarin që ashtu siç e emërojë ashtu edhe ta riemërojë athua kënd këtë radhë do ta sakrifikojë, këndë do ta jap mish për top për stërnipin e tij simpati.

Autori: Muharrem Qafleshi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-