Një minare e shembur

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Këndi Letrar

Është thënë disa herë në këtë jetë
Se për të mos jetuar si i shkretë, rri me njerëz të vërtetë.
Mos gjetsh të katërt a të tretë,
Të paktën, o mik, gjej dy të këtillë vet’ë…

Gjej një udhëzues që ta gdhend mendjen,
Që ta përul zemrën e trazuar,
Që ta përudh trupin në rrugën e kërkuar
Dhe që të ndalon nga e keqja e zbukuruar.

E, tani, mund të thuash se, po, këtë e ke bërë.
Se kjo, thua, është fakt siç duhet mendja për t’u bërë i tërë.
Po në botë ka edhe njerëz të pamend.
E urtësi e Zotit është që edhe për ata pa mend të ketë vend.
E mira dallohet më së miri kur është edhe e keqja,
Mirëpo, sërish, duhet të jetë dikush që na e tregon këtë.
Ai qëllon të jetë udhëzuesi që ti duhet ta zgjedhësh.
Me të betohesh se pesë herë në ditë do të përsëritësh…
Dhe duhet të jetë e qartë tëhu, nëse ke arritur deri këtu…

Po çfarë nëse harron ndonjëherë atë që kërkohet përherë?
Mund të mos e harrosh të tërën, por shpeshherë për një çast.
E për këtë të fundit historia vë bast.
Na ndodh të gjithëve, neve që jemi njerëz,
E kjo domethënë që gjithë kohën s’mund ta kemi në thjerrëz.
Prandaj, po qe se ne nuk gjejmë njeriun e dytë të dobishëm…
… na gjen ai ne, edhe mos qofshim të vetëdijshëm.

Ai njeri na e kthen vetëdijen se kush është I Madhi,
Na e kthen vetëdijen se çfarë duhet dëshmuar,
Na e kthen vetëdijen se i kujt është i dërguari,
Na e kthen vetëdijen se ku duhet shkuar,
Na e kthen vetëdijen se ashtu jemi të shpëtuar.
Na e rikthen vetëdijen se Ai është I Madhi, në paçim harruar,
Herë na e përsërit katër herë, e herë dy,
E në fund na thotë se Allahu është një dhe s’ka tjetër pos Tij!

Mbase ky është abdesi i vetëdijes, që prishet në kohën tjetër,
Dhe na çon çdoherë te ajo çfarë shkruan në letër:
Edhe mos paçim aspak ujë, dheu na pastron në maksimum,
Mirëpo, lagjja pa ezan është sikur namazi me tejemum!

Në lagjen e shkretë një minare u shemb papritur,
A thua vallë a do ta linim të shembej, sikur ta kishim ditur?
Por ja që gjithçka na shembet papritmas dhe na lë të sfilitur
Dhe prore na e përkujton se vlerat dihen pasi të kenë ikur…
Lule njerëzit marrin më shumë në varr se kur janë të gjallë,
Ç’është, vallë, ky paradoks që po më bën të marrë?

Minare të reja do të ndreqim, po nuk do t’i harrojmë të vjetrat,
Trupi mund të na kalbet, por jo emri dhe eshtrat.
Eshtrat janë amanet që i merr dhe i ruan toka,
E emri i shkoftë në qiell, atje ku zëri i ka jehuar,
Shaban Azizi, u ringjallsh si vdiqe – i lavdëruar!

Kushtuar Shaban Azizit, muezinit të Xhamisë së Re në Kumanovë

 

Arsim Jonuzi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-