Një muaj paraburgim për M. Q nga Bresana e Dragashit, i dyshuar për vrasje në tentativë me veturë të policit I. Q

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti Për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit Mexhait Qerimit , nga Brodosana t’i caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 25.04.2015 në ora 13:30 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 25.05.2015.Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 25.04.2015, rrethe orës 11,40 min. në rrugën kryesore të fshatit Zym ( Komuna e Dragashit), me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Islam Qafleshi, në atë mënyrë , derisa i dëmtuari si person zyrtar së bashku me kolegun e tij të punës N.J ishin në pikë të kontrollit gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, gjatë hetimit dhe konstatimit të matjes me radar që vetura në rrugë është në tejkalim të shpejtësisë së paraparë në atë rrugë, me ç’rast e ndalin në rrugë të pandehurin Mexhait, i cili ishte duke lëvizur me veturën e tipit “ Audi A3 “ me targa të Republikës së Serbisë me numër BG592-FC, në shpejtësi prej 78 km/h dhe në momentin kur del në rrugë i dëmtuari dhe jep shenjë për tu ndalur, i pandehuri me dashje rrit shpejtësinë dhe e godet me automjet të dëmtuarin i cili përplaset në skajin e djathtë të rrugës, ndërsa i pandehuri ik nga vendi i ngjarjes, bën të ditur zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj. (Tv Prizreni)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-