Opoja.net
Meka Mish

Nuset e Kosovës po lodhen – shkaktar është çaji i rusit

Nuset e Kosovës po lodhen – shkaktar është çaji i rusit

Dilemën se çaji po pihet më shumë në Vushtrri apo Podujevë, Mitrovicë apo Drenicë, në Dukagjin ose edhe në Rrafsh të Kosovës apo në Anamoravë, nuk mund ta sqarojmë kësaj radhe. Këtë herë vetëm mund të konstatojmë se nuset nga e gjithë Kosova po lodhen dhe dëshmi është konsumi i madh i çajit. Sivjet janë importuar mbi 2 milionë kilogramë çaj, e që ka kushtuar miliona euro.

Edhe pse familjet shqiptare tashmë në masë të madhe janë modernizuar, ende nuk janë larguar tërësisht nga bazat tradicionale e kanunore, gjë e cila bën që ende me shumicë gratë të shërbejnë në shtëpi.

Kështu, gratë e zakonisht nuset e reja në të shumtën e rasteve janë ato që e përgatisin dhe e shërbejnë nëpër familje çajin. Ato duket se po lodhen duke shërbyer këtë pije, pasi po konsumohet mjaft shumë.

Bazuar në shumën e çajit që ka blerë Kosova, atëherë kuptohet se nuset kanë shërbyer me miliarda e miliarda gota çaji.

Kush i piu sivjet rreth 8 milionë euro çaj rusi?

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës dërguar redaksisë FaktePlus prej datës 1 janar deri më 20 dhjetor 2018, çaji i zi i importuar ka qenë në total prej 2,133,805.24 kilogramëve dhe ka kushtuar në vendet e origjinës gati 8 milionë euro, apo saktësisht 7,953,576.80 euro. Për këtë sasi, taksa në shtet janë paguar 2 milionë e 365 mijë euro.

Vjet u blenë gati 10 milionë euro çaj

Gjatë vitit të kaluar importi i çajit të zi ka qenë në sasi prej 2,445,922.79 kilogramë e që ka kushtuar 9 milionë e 450 mijë euro. Për të janë paguar taksa në vlerë prej 2,810,148.34 milionë euro.

Çaji i rusit nuk vjen nga Rusia

Çaji i zi është i pranishëm gati në të gjitha tryezat e qytetarëve të Kosovës. Kjo pije që në popull njihet me emrin si “çaji i rusit”  nuk importohet asnjë kilogram nga Rusia.

Ai importohet kryesisht nga shteti ShriLankes. Madje, kosovarët që ta kenë në tavolinën e tyre këtë lloj të çajit po shkojnë deri në Vietnam për ta blerë.

Çaji që po blihet nga jashtë shtetit (i fermentuar, qoftë edhe pjesërisht) në paketime deri në 3 dhe mbi 3 kilogramë.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se gjysma e çajit është importuar nga ShriLanka, pastaj një pjesë nga India dhe Vietnami.

Madje, dikush ka importuar çaj edhe nga Ruanda e largët, nga ku ka blerë vetëm 4 kilogram që i kanë kushtuar 61 euro. Nga Pakistani ka hyrë vetëm 1 kilogram, vlera e të cilit është shënuar 17 euro.

Ku prodhohet çaji dhe si erdhi në Kosovë

Të gjithë e konsumojnë, por rrallë kush e di se nga rrjedh kjo pije që shërbehet kryesisht e ngrohtë. Çaj i zi prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në vendet e  Ballkanit dhe tek shqiptarët.

Qysh atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër.

Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Kurse thuhet se ky lloji i çajit më së shumti në Kosovë, konsumohet në Vushtrri e Podujevë./M.B – FaktePlus

Mos i humb

Vjen edhe aeroplani i parë elektrik në botë

Opoja.net

Sa lule duhet të vizitojnë bletët për të prodhuar një kilogram mjaltë?

Opoja.net

Si përcaktohet vlera e një diamanti

Opoja.net

Pesë mundësi për të financuar biznesin tuaj edhe nëse nuk keni para

Opoja.net

Njihuni me djaloshin i cili është në gjendje që “automatikisht” të flasë, lexojë dhe shkruajë mbrapsht

Opoja.net

A e dini pse 1 Maji mbeti si Dita e Punëtorëve?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net