Nxënësit e shkollës “Fetah Sylejmani” vizituan ushtrinë e Kosovës si dhe kompleksin e Jasharajve

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sot, me datë 14.03.2019, ditë e enjte, së bashku me mësimdhënësit dhe nxënësit e klasëve të gjashta të SHFMU”Fetah Sylejmani” në Dragash, realizuam një vizitë me karakter edukativo-arsimor në Ushtrinë e Kosovës dhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz.

Nxënësit panë për së afërmi se si funksionon Ushtria e Kosovës, kuptuan rëndësinë që kanë në jetën shoqërore si dhe çështjen e sigurisë së atdheut tonë të dashur nga këta djem e këto vajza të reja. Përveç se mësuan gjëra të reja , nxënësit u ndjenë krenarë me të arrituat e Ushtrisë së Kosovës.

Në fund të vizitës drejtori i shkollës së bashku me mësimdhënësit dhe nxënësit bënë homazhe pranë Kompleksit Memorial të Jasharajve në Prekaz.
E gjithë kjo vizitë do të ndihmojë në zhvillimin e kompetencave të nxënësve që parashihen me Kornizën Kurrikulare të Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-