Opoja.net
Meka Mish

Nxjerrja e dhëmbëve të qumështit nuk shkakton dhimbje te fëmijët

Prindërit duhet t’i përgatisin paraprakisht fëmijët e tyre për vizitën e parë te dentisti. Shpesh herë, përvojën jo të mirë të tyre gjatë jetës në raport me dentistët e bartin pa dashje edhe tek fëmijët e tyre. Kjo patjetër duhet të ndryshojë.

Krijimi i raporteve miqësore në mes të dentistëve dhe fëmijëve, është parakusht kryesor për një vizitë stomatologjike të suksesshme, thotë dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani. Sipas tij, në këtë drejtim, prindërit duhet të luajnë rolin kryesor.

Ai po ashtu thotë se, janë dentistët ata që duhet të tregohen të afërt dhe miqësorë me fëmijët dhe përmes bashkëbisedimit të fitojnë besimin e tyre. Vetëm atëhere kur ta fitojnë besimin e fëmijëve, duhet të fillojnë të punojnë. Ndryshe, mundësia për të shkaktuar trauma tek fëmijët është jashtëzakonisht e madhe, sidomos në rastet kur edhe përvoja e përgatitja e dentistëve për punë me fëmijë është jo në nivelin e duhur.

Ai thotë se fëmijët janë të guximshëm dhe të gatshëm për të krijuar raporte miqësore me dentistët. Mungon vetëm bashkëpunimi dhe ndërmjetësimi i prindërve. Ai ka publikuar një përmbledhje të videove ku fëmijët shihen duke nxjerrur dhëmbët pa ndihmën e dentistit. Kjo e dëshmon më së miri guximin e tyre, bashkëpunimin dhe raportet miqësore që fëmijët kanë krijuar me dentistin.

Mos i humb

Menaxhimi i dhimbjes së shpinës

Opoja.net

Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Opoja.net

Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”

Opoja.net

Ilaçi më i mirë natyral për t’ia ndalë kollin fëmijës

Opoja.net

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Opoja.net

Çfarë është sistemi i imunitetit dhe si ta forcojmë atë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net