OJQ “IDEA” edhe këtë vit në Prizren, organizon Akademinë e Trajnimeve për Liderë të Rinj

Opoja.net Opoja.net Kultura

OJQ “ IDEA” ka filluar me pranimin e të interesuarve për Akademinë e Trajnimeve të Liderëve të Rinj. Përfaqësuesi i kësaj organizate, Beni Kizolli, thotë se në krahasim me vitet paraprake, sivjet aktivitetet e kësaj Akademie kanë pësuar modifikime, duke patur për bazë ngritjen e nivelit të saj.

Këtë vit do të punohet në katër grupe, ku secili grup mund të përbëhet maksimalisht prej 25 vijuesve, të cilët do të janë pjesë e aktiviteteve dhe trajnimeve kulturore, psikologjike, filozofike, sociologjike dhe të historisë kombëtare, njofton ai.

Të interesuarit për të qenë pjesë e kësaj Akademie mund të jenë rinia shkollore, studentët, të diplomuarit, të cilët synojnë përfitimin e njohurive të reja, ngritjen e përgatitjes profesionale dhe rreth aktivizimit të tyre në organizimet shoqërore, njoftoi përfaqësuesi i OJQ “ IDEA”, Beni Kizolli.

Ai tha më tej se, në kuadër të trajnimeve synojmë të kontribuojmë në një rini me personalitet të formuar, kulturë sakrifikuese, të motivuar për sigurimin e dijes, vetëbesim për të gjykuar drejtë, mendim kritik dhe të përkushtuar për përvetësimin e së mirës duke e injoruar të keqen.

Aktivitetet e parapara në kuadër të kësaj Akademie, do të organizohen nga data 9 mars dhe do të zgjasin për 7-të javë rresht gjatë të premteve dhe të shtunave. Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e kësaj Akademie mund të kontaktojnë përgjegjësit e OJQ “ IDEA”, zyret e së cilës ndodhen në sheshin “Shatërvan”, si dhe në rrjetet sociale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-