Opoja.net
Meka Mish

Opoja ka mbetur e anashkaluar që nga paslufta!

Që nga paslufta, Opoja ka qenë një nga trevat më të anashkaluara të Kosovës, dhe atë nga të gjitha qeverisjet radhazi. Asnjë projekt serioz nuk ëahtë realizuar që do të mundësonte jetën më të mirë dhe mos shpërnguljen e vazhdueshëme të qytetarëve nga kjo trevë. Edhe disa politikanë opojarë, që kanë fituar pozita në Prishtinë, fatkeqësisht shkruajn dhe flasin për Opojën vetëm për marketing politikë, por jo me serizitet për problemet e Opojës.

Sistemi zgjedhor që ka Kosova, ka bërë gati të pamundur që Opoja të ketë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës, si edhe shunë komuna dhe rajone të tjera të vogla. Megjithatë, dikush duhet të flas edhe për problemet e qytetarëve të kësaj treve. Deri më tani asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk ka ngritur ndonjë çështje të rëndësishme që ka të bëjë me Opojën. Është vetëm koha e zgjedhjeve që opojarët janë të rëndësishëm për partitë politike, sa për të përfituar ndonjë grusht vota. Për dy dekada, as rruga kryesore që lidhë Opojën me Prizrenin nuk ka arritur të zgjerohet dhe të ndërtohet për të afruar sadopak me qendrën më të afërt, me Prizrenin. Opoja nuk është pjesë e Kosovës vetëm në kohën e zgjedhjeve. Opoja nuk ka nevoj ta përmendesh
dhe të shkruash për Të, sa për të realizuar vota.

Mos i humb

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

Opoja.net

Fillim-java me shi, nga e premtja mot me diell

Opoja.net

Prizren 1999, nënkoloneli serb i veshur si civil në mesin e shqiptarëve vëzhgon hyrjen e trupave të NATO-s

Opoja.net

Nxënësit e Gjakovës dhe Prizrenit mbajnë testin e maturës

Opoja.net

Vazhdojnë të rriten dërgesat e diasporës në Kosovë

Opoja.net

Me lule, duartrokitje e ovacione mijëra qytetarë mirëpritën Bill Clinton në Prishtinë (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net