Opoja.net zbulon talentët nga Opoja me rubrikën e re “Talentët”

Opoja.net Opoja.net Talentet

Portali “Opoja.net“, nis me rubrikën e re “Talentët” e cila do të zbulojë talentët e rinjë nga treva e Opojës së Dragashit. Kjo është rubrika e cila do ti zbulojë të rinjët e kësaj komune për talentin e tyre.

Në redaksinë e Portalit Opoja.net kanë arritur shumë shënime për talentët e rinjë nga treva e Opojës, e shumë të tjerë na kanë shkruar për të krijuar një rubrikë për talentët e rinjë për ti zbuluar të ardhmen e tyre dhe për të ju hapur rrugën e tyre të suksesit” shprehet Kushtrim Guraj.

Stafi i redaksisë së Opoja.net, ka filluar me rubrikën e re, dhe tani talentët e rinjë mund të kontaktojnë përmesë email-it: talentet@opoja.net apo të na thirrni në tel: 045/ 622-653.

Shpresojmë që talentët e rinjë të jenë të kënaqur me mundësinë dhe rubrikën e re, të tregojnë pasionin e vet dhe t’i hapin rrugët për të arritur suksese nëpër fusha të ndryshme të karrierës së tyre” ka përfunduar Guraj.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-