Opoja dhe Edicioni i parë i festivalit folklorik-burimor “Opoja vallëzon”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Opoja, për shkak edhe të pozicionit gjeografik është vërtet një vend me natyrë të begatë dhe me bukuri të rralla. Në trojet e tij fatmirësisht gjenden edhe shumë monumente natyrore e njerëzore si: Xhamia e Kuklibegut në Bresanë, Namazxhahu në fshatin Buzez, qytezat e antike e mesjetare “Gostili” në Bellobrad dhe “Zinova”, banorët e të cilës qytezë themeluan edhe fshatin e sotëm Bresanë, Kuklibeg dhe Kuk, të cilat ruajnë brenda tyre vlera dhe mundësi të mëdha ekonomike, shpirtërore e turistike. Opoja ka florë dhe faunë të pasur.

Aty rriten, mblidhen dhe tregtohen bimë të rralla mjekësore si dëllinja, boronica, trëndafili i egër, kamomili, çaji i malit, dredhëza e egër, kërpudha etj. Në hapësirat e ndryshme të Opojës rritet një shumllojshmëri kafshësh dhe shpendësh të egra si dhelpra e lepuri, kaprolli e dhia e egër, ujku, ariu që kryesisht rritet në pyjet e Sharrit. Po ashtu Opoja është i pasur dhe me një shumëllojshmëri shpendësh të egra si pëllumbi, thëllëza, skifteri, shqiponja, dhe një shumllojshmëri peshqish lumorë si; trofta etj. Për arsye të klimës së përshtatshme dhe ujit të bollshëm, sidomos në lugina ka mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Por politikat e gabuara të qeverive të ndryshme kanë bërë që këto mundësi, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore gati janë shumëzuar me zero. Dëshpërohesh thellë, kur sot sheh fshatra të tëra opojane, që çdo ditë po braktisen nga të rinjtë, të cilët po ikin në Perëndim për një jetë më të mirë ngase në komunën dhe shtetin e tyre janë të pa shpresë, andej në Opojë në vend të arave dhe tokës së punuar sheh vetëm livadhe që nuk kositën, lëndina dhe toka me shkurre.

Frutë i hidhur i politikave të gabuara që u ndoqën për komunat dhe vistet kodrinore e malore, janë shkatërrimi i çdo gjëje, gjë që po sjell largimin e detyruar, dramatik e masiv edhe të njerëzve, që ndoshta i kishin mundësitë dhe dëshirën ta ndërtonin këtu të ardhmen e jetës dhe të ekonomisë së tyre. Qeveria lokale dhe ajo qendrore, kohët e fundit edhe për komunë e Dragashit ka mëndur për ripërtëritjen e jetës, ekonomisë dhe vlerave turistike të fshatrave, ngase këto ditë është nënshkrua projekti për asfaltimin e rrugëve Zhur-Dragash, në pjesën më të madhe të rrugës do të këtë tri korsi, rruga Tyrbe-Zapluxhe dhe Tyrbe-Brod, me të cilën do të krijohen kushte të mira infrastrukturore. Një projekt tjetër që do të nis këtë vit është edhe rregullimi i qendrës së Dragashit me një rreth të but etj.

Por, për zbatimin e këtij projekti, qytetarët e kësaj komune, janë bërë skeptikë se kjo qeveri a e ka seriozisht zbatimin e këtyre projekteve, apo është shaka e radhës, që qeveritë hedhin në prag të zgjedhjeve elektorale?!  Andaj ata nuk po besojnë, pafilluar puna.

Për hir të së vërtetës, vitet e fundit në komunën e Dragashit janë bërë ndryshime të dukshme.

Edicioni i parë i festivalit folklorik-burimor  “Opoja vallëzon” mbajtur në Bresanë

Nga data 25, 26 dhe 27 korrik  u mbajt edicioni i parë  Festivali Folklorik-burimor Mbarëkombëtar “Opoja vallëzon”.

Festivali Folklorik-burimor  Mbarëkombëtar “Opoja vallëzon” është e vetmja veprimtari kulturore artistike e cila përfshinë folklorin e viseve shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Verior dhe Mal i Zi.

Bresana është zgjedhur pasi është fshati më i madh i krahinës së Opojës dhe se për dy dekada me shumë sukses SHKA “Bresana” ka prezantuar folklorin burimore në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Pati nga ata që parashtruan pyetjen pse ky event kulturor nuk po mbahet në Dragash?

Edhe Festivali Folklorik “ANADRINIA JEHON”  mbahet në fshatin Dejë për arsyeje të veprimtarisë së shoqërisë se këtij fshati e jo në Rahovec,

Festivali folklorik “Hasi Jehon” mbahet në Gjonaj të Has e jo Prizren, ngase aty funksionon SHKA “Malsori” nga Gjonajt e Hasi e shumë raste të ngjashme si këto.

Drejtori i festivalit Fejsal Shaqiri, për rëndësinë e këtij festivali thotë: me këtë festival i është kushtuar më shumë vëmendje promovimit të kësaj trashëgimie nga moshat e reja, pjesëtarë të ansambleve, SHKA-ve dhe grupeve folklorike, duke promovuar me më shumë elegancë vallet dhe këngët popullore të hapësirës sonë kombëtare.

Ky aktivitet mbështetet nga Kuvendi Komunal – Dragash, Ministria e Kulturës.

Kjo nisem shumë e qëlluar edhe pse pak e vonuar do të jetë tradicionale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-