Opojës i shtohet edhe një doktor shkence

Opoja.net Opoja.net Opoja Personazhe

SADIK MEHMETI MERR GRADËN DOKTOR I SHKENCAVE HISTORIKE

Të mërkurën më 25 shkurt 2015, në Universitetin e Tiranës, Departamenti Histori dhe Filologji, Dega Histori, para komisionit në përbërje: Prof.drFerid Duka-mentor, Prof.dr. Ajet Shahu-kryetar, Akademik Marenglen Verli,  Prof.dr. Fatmir Rama, Prof.drJani Sota dhe Prof.drLedia Dushku – anëtarë,studiuesi Sadik Mehmeti mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës dhe mori gradën Doktor i shkencave historike.

Dr. Sadik Mehmeti doktoroi në temën “ARSIMI NË KOSOVË GJATË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE 1830-1912” dhe u vlerësua nga komisioni me pikët maksimale.

Dr. Sadik Mehmetin është i lindur në fshatin Kuk të Opojës. Aktualisht punon ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë si dhe në Arkivin e Kosovës. Është autor i dhjetëra librave e punimeve shkencore si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në vend, rajon e më gjerë.  (D.Reshiti)

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-