Oriz me perime

Opoja.net Opoja.net Kuzhina

Produktet do t’i japin pjatës suaj shijen dhe cilësinë që meriton!

Përbërësit:

▪ 1 qepë mesatare,
▪ 1 karotë mesatare,
▪ bizele të ziera,
▪ 1 domate mesatare (ose pakë salce),
▪ 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
▪ 1 lugë supe gjalpë e freskët,
▪ 3-4 lugë supe vaj çfarëdo,
▪ 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.

Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.

Mënyra e gatimit:

Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.

Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.

Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t’i kemi hequr lëkurën dhe farat).

Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe e mbulojmë me kapak.

Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket.

Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht, transmeton Telegrafi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-