OSHP kthen në Rivlerësim tenderi për ujësjellësin kryesor në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Komuna e Dragashit i del problem me tenderin e ujësjellësit kryesor-vazhdim i punimeve, projekt tre vjeçar. Për të cilin tender Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim ta kthejë në Rivlerësim, meqë komuna nuk ka respektuar Ligjin e Prokurimit Publik, shkruan Ndërtimi.info

Komuna e Dragashit sipas gjetjeve të panelit shqyrtues të OSHP-së  del që nuk ka bërë vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve konform nenit 59 të Ligjit të Prokurimit Publik, dhe njëkohësisht nuk ka respektuar as edhe nenin 60, që është kriteri kryesor për dhënien e kontratës e që ka qenë tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

Ku ka obliguar Autoritetin Kontaktues që gjatë rivlerësimit dhe në të ardhmen t’i përmbahet në detaje kërkesave të dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë.

Shqyrtimi i dhënies së këtij tenderi erdhi pasi ankesës që ishte bërë në OSHP nga Operatori Ekonomik “Puna” SH.P.K-Prizren&”N.N Infra Plus”-Prishtinë.

Ku kishte pretenduar se Komuna e Dragashit për tenderin e ujësjellësit kryesor-vazhdim i punimeve, projekt tre vjeçar kishte vepruar në kundërshtim me nenin 1, 6, 7, 56, 59, 60 të Ligjit të Prokurimit Publik.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-