Opoja.net
Meka Mish

Ozil i ka mbyllur dyert e Gjermanisë, thotë Low

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e ka hedhur poshtë mundësinë që Mesut Ozil të kthehet në ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Ylli i Arsenalit ka bërë të ditur largimin e tij nga kombëtarja e Gjermanisë në korrik pasi akuzoi Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) për diskriminim dhe papërgjegjësi.

Madje, Ozil u referua edhe për racizëm në drejtim të lojtarëve me origjinë të huaj.

Germany

@DFB_Team_EN

Back to the grind 💪 Let’s give the all we’ve got! 🇩🇪

Së fundmi janë shfaqur spekulime se 29 vjeçari mund të rikthehet të luajë me Gjermaninë.

“Në pikëpamjen time, Ozil ka deklaruar qartësisht se nuk do të kthehet dhe ja ka mbyllur vetes dyert me atë, kështu që rikthimi i tij nuk është temë”, u shpreh Loë për Bild.

Loë ka thënë javën e kaluar se ai ka tentuar, por ka dështuar të kontaktojë me Ozlin pas komunikimit publik të tij, që sipas tij e ka zhgënjyer pse nuk e ka informuar për qëllimet e tij. /Telegrafi/

Mos i humb

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Opoja.net

Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Opoja.net

Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Opoja.net

Zyrtare: Milani me 10 gusht luan në Kosovë përballë Feronikelit

Opoja.net

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net