Opoja.net
Meka Mish

Pacolli pranon kopjet e Letrave Kredenciale nga Ambasadori i Katarit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim, ambasadorin e ri jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, nga i cili ka pranuar edhe një kopje të Letrave Kredenciale.

Sipas njoftimit për media, Pacolli, ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme që shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të jap për Republikën e Kosovës.

Pacolli me ambasadorin e Katarit kanë diskutuar në lidhje me mundësinë e ndihmës eventuale, që shteti i Katarit mund ta ofrojë në aspektin e forcimit të subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Në njoftim, thuhet se Pacolli e ka njoftuar Ambasadorin Al Marri për planet e Republikës së Kosovës, që ta funksionalizojë Ambasadën në Doha brenda këtij viti.

Po ashtu sipas këtij njoftimi Ministri Pacolli, përmes Ambasadorit, Al Marri, i përcolli edhe ftesën për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të shtetit të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, që ta vizitojë Kosovën në muajt në vijim./Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Opoja.net

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net