Opoja.net
Meka Mish

Para ndeshjes me Bullgarinë, FFK-ja jep një njoftim shumë të rëndësishëm

Para ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë, FFK-ja ka dhënë një njoftim.

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar njoftimin e zakonshëm për tifozët, me rregullat e vendosura për ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Në mesin e shumë gjërave, FFK ka njoftuar për orën kur do të hapen dyert e stadiumit, si dhe për gjërat që nuk lejohen të futën në stadium.

FFK ka paralajmëruar për kontrolle të rrepta, prandaj kanë ftuar që rregullat e mëposhtme të lexohen me kujdes.

Më poshtë u sjellim njoftimin e plotë të lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, e cila zhvillohet, të hënën, më 25 mars, në orën 20:45, do të hapen në orën 18:00.

Ju rikujtojmë se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.

Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.

Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:

Mjetet piroteknike
Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

Ombrella

Mjet zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme) etj.

Kamera profesionale dhe video kamera

Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

Materialet promovuese ose komerciale

Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndalua

KG 3

Mos i humb

I jashtëzakonshmi Celina, shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë

Opoja.net

Unitedi mposht Interin në International Champions Cup

Opoja.net

Xherdan Shaqiri promovon fanellat e treta të Liverpoolit

Opoja.net

Lajm i madh nga Arbër Zenelin

Opoja.net

Maldini: Modric është perfekt për Milanin

Opoja.net

Kosovare Asllani bëhet ‘galaktikja’ e parë, nënshkruan me Real Madridin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net