Opoja.net
Meka Mish

Pas vendosjes së taksës, a ka mungesë të barnave në Kosovë?

100 përqindëshi nuk rrezikon barnatoret.

Edhe tregu i barnave në Kosovë ka pësuar ndryshime pas vendosjes së taksës doganore nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, që nga nëntori i vitit të kaluar ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ku në këto produkte hyjnë edhe barnat.

Gjatë viti 2018, Kosova, kishte importin më të madhe të barnave nga Serbia, me gjithsej 777 mijë e 671 kilogram barna. Ndërsa, nga Bosnja e Hercegovina kishin hyrë 29 mijë e 874 kilogram barna.

Por, vendosja e taksës nuk ka ndikuar që në Kosovë të ketë mungesë të barnave. Aktualisht këto barna po zëvendësohen me importe nga shtetet tjera, por edhe me prodhime vendore.

Kështu kanë thënë për lajmin nga ministria e Shëndetësisë.

Albatrit Matoshi, këshilltar i ministrit Uran Ismaili, ka thënë për lajmin, se barnat të cilat vijnë nga Bosnje e Hercegovina dhe nga Serbia janë produkte gjenerike, të cilat kanë zëvendësime të regjistruara nga prodhuesit vendor apo prodhues të tjerë.

“Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), si organ kompetent ndër të tjera për regjistrimin e produkteve medicinale, ka bërë një analizë të të gjitha barnave të regjistruara nga prodhuesit të cilët vijnë nga Bosnja dhe Serbia. Pas kësaj analize, është vërtetuar barnat të cilat vijnë nga këto dy vende, janë produkte gjenerike dhe të cilat kanë paralele dhe zëvendësime të regjistruara nga prodhuesit vendor apo prodhues të tjerë. Prandaj nuk duhet të ketë asnjë shqetësim rreth në disponueshmërisë e këtyre barnave në sektorin farmaceutik”, ka thënë Matoshi.

Ndërkohë, 4 milionë kilogram barna të llojeve të ndryshme kanë hyrë në Kosovë vetëm gjatë viti 2018.

Lajmi.net ka siguruar statistikat pranë doganës, për importin e barnave në vitin 2018. Serbia është një nga vendet e Ballkanit, e cila përfiton gjithnjë e më shumë “treg” për shitjen e medikamenteve të tyre.

E importi i këtyre barnave ka kapur vlerën hiç më pak se 70 milionë euro.

Mos i humb

“Vendimi për mbylljen e universiteteve është radikal, të rishikohet”

Opoja.net

Ndërtohet xhamia e 40-të në Prizren

Opoja.net

Kolona deri në 250 metra në hyrje të Merdares, pritjet deri në 20 minuta

Opoja.net

Anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mundë ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve

Opoja.net

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net