Opoja.net
Meka Mish

Pasurit e Opojës. Ku!? N’Opojë – Liqeni i Breznës (Foto, Video)

Liqenjët relikt janë mbetje të deteve ose liqeneve të dikurshme. Në grupin e liqenjëve relikt bënë pjesë Liqeni i Breznës si i vetmi në tokat shqiptare i cili ka mbetur nga koha e neogjenit.

Ndodhet pranë rrëzës përendimore të gropës së Llopushnikut. Është i gjatë 250 metra dhe i gjerë 150 metra. Ka formë gjysmërrethi dhe thellësi rreth 12 metra, kurse në brigjet e tij rritën shevari i cili gjatë rritjës së nivelit të liqenit në muajt e lagësht të vjeshtës dhe pranverës përmbyten nga uji i liqenit.

Ky liqe ushqehet nga Prroni i liqenit, por sipas të gjitha gjasave edhe nga ujërat nentokësor që krijohen në aluvione dhe sedimente liqenore që përbëjn fundin e liqenit. Gjatë nivelit të lartë derdhet në lum derdhës i cili rrjedh ka JP, bashkohet me Lumin e Fushës, dhe së bashku humbin nën tokë nëpër humbellat që ndodhin në rrëzë të prerjës gëlqerore të Koritnikut.

Gjatë verës në të freskohen banorët e kësaj ane dhe u jepet ujë bagëtive. Temperatura e ujit të liqenit sillet rreth 11°C.

I vetmi liqe relikt në tokat shqipetare, kjo është një nga arsyjet se pse ju duhet patjeter ta vizitoni ketë liqe, e edhe shum pasuri tjera të Opojës.

TV OPOJA me emisionin “Ku!? N’Opojë” po synon të promovoj pasurit natyrore e historike të Opojës e komunës tonë.

©TVOPOJA

Mos i humb

Promovohet kultivimi i boronicës

Opoja.net

Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Opoja.net

Sot në Komunën e Dragashit është mbajtur trajnimi ‘Analizat e tokave bujqësore’

Opoja.net

Ministria e Bujqësisë hap periudhën për aplikim për grante në bujqësi

Opoja.net

Xhirohet në Kosovë, shqiponja duke e ushqyer të vogëlin e saj me hardhucë

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm nga Komuna e Dragashit vizituan disa nga vendet turistike në Komunën e Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net