Patate super të mira me ajkë: Propozim i shkëlqyeshëm për drekë dhe darkë!

Opoja.net Opoja.net Kuzhina

Kur njëherë ta provoni, do ta përgatitni gjithnjë e më shpesh.

Patatja është kafshatë shumë e mirë për kënaqje dhe festë për shijen tonë, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

– 600 g patate,
– 200 g ajkë të thartë,
– 1 qepë e madhe,
– 2 speca të gjelbër,
– 1 domate e madhe,
– pak kaçkavall,
– vaj,
– 1 lugë kafeje spec të bluar,
– pak erëza,
– 4 thelpinj hudhre.

Përgatitja:

Qepën priteni për së gjati dhe fërgojeni, shtoni specin e prerë, dhe kur të fërgohet pak shtoni domaten e prerë dhe të gjitha bashkë zieni. Shtoni erëzat.

Pataten zieni pak (rreth 5 – 6 minuta) dhe priteni në kube. Shtoni specin e bluar dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Shtoni pak vaj dhe ajkën dhe të gjitha bashkoni.

Në fund të enës për pjekje qitni pak qepë të fërguara dhe specin, shpërndajeni nga sipër pataten gjysmë të zier, pastaj specin dhe pataten.

Të gjitha radhitni mirë dhe qitni pak kaçkavall të grirë në rende.
Piqni 30 – 35 minuta që të skuqen mirë.

Shërbejeni me sallatë.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-