‘Pendohen’ turistët: Vizita në Dragash, ndër eksperiencat më të bukura të vitit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Të dielën që lamë pas, Brodin e vizituan një numër i madh i turistëve, të cilët kishin si synim të bënin skijim dhe ngjitje në bjeshkët e larta që posedon ky vend.

Opoja Sot raportoi për vështirësitë që skitarët kishin hasur gjatë rrugëtimit të tyre deri te caku i synuar.

Por organizata simotër  e “Snownjeri”, “Hiking Njeri”, raporton se dita e dielë për bjeshkatarët ishte e bukur edhe pse nuk kishte rrymë në Brod.

Sipas përjetimeve të disa prej pjesëmarrësve në ecjen e së dielës, ajo ishte një ndër eksperiencat më të bukura të vitit.

Më poshtë po u sjellim përshkrimin e plotë të emocioneve nga bjeshkatarët që vizituan komunën tonë ditën e Dielë./Opoja Sot

HARDCORE HIKE TO ZLLIPOTOK PEAK, BROD, KS, 10 DEC 2017

Ishte një ditë e mrekullueshme në Brod të Dragashit. Dita kaloi me diell, shumë borë, e ftohtë por me përjetime të pazakonta. Pas një nate me shumë reshje, ishim shumë afër anulimit të ecjes nga frika e borës së madhe.

Organizimin e bëmë në bashkepunim me organizaten “Snownjeri”, e cila kishte për qëllim ta kalonte ditën në bjeshkë me skijim dhe snoëboard. Me të arritur në Brod pamë se rruga që shpien nga fshati deri te Hotel Arxhena (pika e fundit) ishte e mbuluar me borë dhe e pakalueshme për autobusë.

Ecjen e filluam nga dalja e Brodit deri te hoteli ku bëmë një pauzë. Pas pak grupi i përbërë prej rreth 70 bjeshkatarëve dhe rreth 50 skitarëve u nis për në maje. Për shkak të mungesës së rrymës, atë ditë liftat nuk punuan kështu që skitarët, sikurse bjeshkatarët, u nisën në këmbë.

Me të arritur te kurrizi i Zllipotokut erërat e forta zbrapsën shumicën e pjesmarrësve duke lënë mundësi vetëm për më të fortit të shkojnë te maja. Shumica e pjesmarrësve na treguan se kjo ishte një ndër eksperiencat më të bukura të vitit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-