Opoja.net
Meka Mish

Për dy muaj, në Kosovë 15 veta humbën jetën në aksidente trafiku

Gjatë vitit 2018, 129 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Ndërsa të shtunën 4 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve. Këta katër e rrisin numrin në 15 të vdekur vetëm në dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 në vitin 2018 dhe 15 këtë vit.

Dje në  fshatin Duhël ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një veturë, një kamion dhe një kamionetë. Në ëktë aksident kanë vdekur tre të rinj.

Kurse një tjetër aksident tjetër që ka ndodhur dje në Vitomiricë ku janë të përfshira dy vetura, ka mbetur i vdekur një 63 vjeçar me inicialet N.R, ndërsa dy gra të tjera janë lënduar, njëra prej të cilave me lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës edhe njëherë kërkon dhe apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut, të përqendrohen në ngasje.

Një apel të ngjashëm dhe me disa rekomandime ka dhënë dje edhe Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas IKSHP-së nëse nuk ndërrmeren masa atëherë humbja e jetës në aksidente do të jetë i madh./KosovaPress/

Gjiganti

Mos i humb

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Opoja.net

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net