Për kënd i kryejmë veprat?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Një natë, në një xhami kishte bujt një njeri. Ai kishte hyrë në atë xhami për ta kaluar tërë natën në namaz. Kur të gjithë shkuan në shtëpitë e tyre, njeriu filloi të falet…

Derisa nata po kalonte, në një moment u dëgjua diçka. Mu ashtu sikur kur hyn dikush në xhami. Ky që po falej, mendoi se ka hyrë ndonjë person i respektuar dhe në shpirtin e tij filluan t’i fryjnë erërat hipokrizisë.

Ai tha në vetvete: – Në këtë vend të lartë njeriu vjen vetëm për ibadet Allahut. Ky njeri i mirë do të më vërejë mua, do ta shohë namazin tim, do ta dëgjojë ibadetin tim dhe do ta kuptojë vlerën time… Kështu tërë kohën deri në sabah qëndroi në ibadet. Madje për asnjë moment nuk i mbylli sytë, por vetëm dënesi dhe qau…

Një kohë bënte tevbe, një kohë bënte istigfar, kurse një kohë angazhohej me dhikër. Me një fjalë, u tregua i mirë…

Në kohën e syfyrit, kur dita po afrohej dhe brendia e xhamisë po ndriçohej, njeriu u kthye dhe pa në një qoshe të xhamisë duke fjetur një qen. Pra, ky zëri natën paska ardhur nga kjo kafshë!

Me këtë kujdes iu dogj shpirti i njeriut, iu tha gjaku në vena, sikur shiu i rrodhën lotët nga sytë … Filloi ta godas gjoksin e tij, duke thënë: – O njeri i paedukuar! Allahu sonte të edukoi me këtë qen. Gjatë gjithë natës ke bërë ibadet që të shohë qeni. Çka do të bëhej sikur një natë të kishe qëndruar zgjuar për Allahun… I mjeri ti!

Kurse ne, vëllezër dhe motra, a jemi të pastër nga kjo cilësi, që të bëjmë vepra për hir të njerëzve??? Le të rishqyrtohemi!

Përktheu: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-