Për pesë dekada nga shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash dolën shumë kuadro të profileve të ndryshme

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sot shkojë në pension nxënësi i gjeneratës së parë të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” dhe një nder profesorët e parë të këtij institucioni arsimor profesor Xhevdet Ibrahimi!

Sot shkojë në pension nxënësi i gjeneratës së parë të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” dhe një nder profesorët e parë të këtij institucioni arsimor profesor Xhevdet Ibrahimi!

Para 49 vjetësh, pikërisht në shtator të vitit l969, për herë të parë në këtë komunë hapet një shkollë e mesme. Ishte kjo një ditë e madhe për banorët e kësaj treve, ngase deri atëherë, të gjithë ata që dëshironin për ta vazhduar shkollimin, duhet t’ia mësynin qendrave më të mëdha të Kosovës, e shpesh edhe jashtë saj.Fillimisht kjo shkollë shumetnike filloi me vetëm dy paralele (njëra me mësim në gjuhën shqipe, kurse tjetra gorane, në gjuhën serbokroate). Natyrisht që fillimi ishte mjaft i vështirë. Meqë asokohe mungonte lokali shkollor, mësimi mbahej në kushte të vështira në lokalet e shkollës fillore të Sharrit, ndërsa në mungesë të kuadrit mësimor, shumë mësimdhënës të shkollave të mesme të Prizrenit, sakrifikonin shumëçka për t’i ndihmuar kësaj shkolle të sapo hapur. Megjithatë, me rrëshqitjen e viteve rritet në vazhdimësi edhe kjo vatër e arsimit.

Me ndërtimin e godinës moderne të gjimnazit në vitin 1972, nxënësit e kësaj shkolle e vazhdojnë punën në kushte shumë më të mira. Në këtë mënyrë kjo shkollë behët gurrë e pashterur e kuadrove të ardhshme të të gjitha profileve. Në këtë mënyrë, ish nxënësit e kësaj shkolle sot janë edhe doktorë shkencash, e profesor të Universitetit të Prishtinës. Janë këto suksese, me të cilat mburret kjo shkollë, ngase këto rezultate inkurajuese, premtojnë një ardhmëri edhe më të ndritshme për këtë trevë prore të varfër e të pazhvilluar.

Pas periudhës së vështirë gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur edhe nxënësit e kësaj shkolle, si gjithandej në Kosovë, punuan nëpër podrume, pas lufte vazhdohet prapë në godinën e gjimnazit. Me ndihmën e donatorëve të huaj janë bërë shumë riparime, ndërsa kabinetet e dëmtuara gjatë luftës, janë pajisur me kompjuterë e mjete të tjera mësimore.

Sot në bankat e kësaj shkolle janë të ulur mbi 800 nxënës, të cilëve u ligjërojnë mbi 60 mësimdhënës të kualifikuar të kësaj treve. Gëzon fakti se tani edhe shkollimi i femrës këtu nuk është më “mollë e ndaluar”, sepse numri i vajzave që i ndjekin mësimet në këtë shkollë ka kaluar 200-shin. Ndërkaq edhe numri i femrave me indeks në xhep tani më është mjaft inkurajues.

Duhet veçuar se nxënësit e kësaj shkolle, që nga fillimi i punës së saj, janë dalluar me aktivitetet e ndryshme kulturo-artistike e sportive. Me paraqitjen e tyre të denjë, ata kanë arritur suksese të lakmueshme në festivale të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.

Aktualisht nxënësit e kësaj shkolle i ndjekin mësimet në disa drejtime, ndërsa kohë më parë ka filluar të mbahet edhe mësimi profesional në paralelet e mjekësisë dhe farmacisë, drejtime mjaft të kërkuar dhe preferuar nga nxënësit dhe prindërit. “Puna e zellshme që bëhet në këtë vatër të arsimit paraqet garanci për një ardhmëri shumë më të ndritshme për 40 mijë banorët e këtij nënqielli, të cilët, në mungesë të arsimimit të të rinjve, në të kaluarën, të vetmen shpresë për ekzistencë e kanë pasur tek strajca e kurbetit. Fundja, mbi katër dhjetë e nëntë gjenerata që kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle janë një dëshmi e qartë se këtë trevë e presin ditë shumë më të mira…”,

Profesor Xhevdet Ibrahimi me lot në sy sot u nda nga nxënësit dhe koleget që e deshën aq shumë, shkojë në pensionin e merituar!

Mësimdhënësi Xhevdet Ibrahimi, është pensionuar pas rreth katër dekadave punë të palodhshme dhe kontributi të çmueshëm në arsim. Profesori Xhevdë, siç e kemi quajtur gjithnjë, kurrë nuk iu nda ditari nga dora, që kur nisi punën për herë të parë në këtë institucion shkollor. Profesori Xhevdë nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja.

Ai sot u përcoll me respekt të madh dhe konsideratë nga kolegët e punës në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Për nder të tij, kolektivi i shkollës organizoi një takim përshëndetës me një koktej në ambientet e shkollës ku punojë kolegu Xhevdet.

Atij me këtë rast iu dha dhuratë një orë dorë nga Drejtoria e shkollës dhe për ta përshëndetur shkuarjen e këtij profesori të nderuar dhe shumë të respektuar kishin dal me qindra nxënësit, të gjithë profesorët dhe stafi i kësaj shkollë, që ishte një ndarje shumë emocionale!

Mirë u pafshim profesori Xhevdë, jetë të gjatë e të lumtur, të shëndetshme dhe pranë familjes, por ama mos na harro na vizito sa herë të kesh mundësi, ngase je i mirëseardhur në çdo kohë!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-