Opoja.net
Meka Mish

Përfitimet shëndetësore të hurmave

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e kapsllëkut, përmirësimin e çrregullimeve të zorrëve, përmirësimin e shëndetit të zemrës, aneminë, problemet me ereksion, diarrenë, kancerin abdominal, etj.

Në fakt, përfitimet e tyre masive shëndetësore i kanë bërë hurmat një nga përbërësit më të mirë për zhvillimin e muskujve, transmeton Telegrafi.

Sipas një anketimi modern mjekësor, tani është e pranueshme që hurmat ndihmojnë në parandalimin e kancerit abdominal.

Myslimanët të cilët agjërojnë, shpeshherë e prishin agjërimin në iftar duke konsumuar hurma me ujë. Kjo iu ndihmon atyre që pas iftari të mos e teprojnë me ushqim, pasi që trupi fillon t’i absorbojë vlerat e larta nutricionale të hurmave dhe ndjenjat e urisë zhduken. Gjithashtu, edhe sistemi nervor përfiton shumë nga konsumimi i hurmave, sepse ato kanë sasi të larta të kaliumit.

Hurmat janë ushqim i ëmbël që mund ta rregullojnë edhe procesin e sistemit të tretjes. Ato mund t’i rrisin dukshëm nivelet e energjisë brenda gjysmë ore të konsumimit.

Ekspertët thonë se duke konsumuar një hurme në ditë, ju do ta mbroni edhe shëndetin e syve për tërë jetën. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Opoja.net

Shkathtësia për të kontrolluar emocionet

Opoja.net

Gjashtë zakone të gabuara në ushqim, të cilat agjëruesit i bëjnë gjatë Ramazanit

Opoja.net

Nëse pini duhan më shumë se 5 vjet, kjo recetë jua pastron mushkëritë

Opoja.net

Dritat LED të veturave dhe ato në shtëpi mund t’u shkaktojnë probleme të pakthyeshme syve

Opoja.net

Hamburgerët me djathë janë të mirë për shëndetin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net