Opoja.net

Përse bebet e duan lojën e fshehjes?

Shëndeti

Duket aq e thjeshtë, mirëpo të gjitha bebet kënaqen me këtë lojë. Përse e duan aq shumë? A mendojnë vërtet që jemi zhdukur? A është ajo magji e befasisë për shkak të rishfaqjes?

Mjekja Daniel Fischer ka deklaruar që bebet e duan lojën e fshehjes, sepse janë në interaksion me personin e lumtur dhe kjo pikërisht është kjo lojë – personi zhduket dhe shfaqet menjëherë, andaj kjo u është argëtuese, transmeton Telegrafi.

Disa pediatër theksojnë që kjo nuk ka lidhje me “vazhdueshmërinë e objektit”.

Kur bebja i mbush gjashtë muaj, fillon të kuptojë që gjërat të cilat zhduken, nuk është e thënë që patjetër të enë zhdukur përgjithmonë.

Ajo që është jashtë fushëpamjes së tyre ende ekziston, edhe pse atë nuk mund ta shohin në momentin e caktuar.

Pikërisht për shkak që loja e fshehjes atyre u është aq interesante, u ndihmon që të stimulojnë trurin.

Fillojnë të kuptojmë që madje edhe kur diçka zhduket, akoma mund të jetë aty, por vetëm e fshehur.

Deri te ajo periudhë, bebet nuk mund të kuptojnë që ajo që është e fshehur akoma është aty, por mendojnë që nëse nuk e shohin, ai objekt përgjithmonë është zhdukur.

Loja e fshehjes ndikon në zhvillimin e bebes. Ky fenomen i “vazhdueshmërisë së objektit” vjen nga psikologu zviceran i zhvillimit, Jean Piaget, i cili ka folur për atë që fëmijët i kalojnë dy vitet e para të jetës së tyre duke punuar në “vazhdueshmërinë e objekteve”.

Loja e fshehjes është balancë e përsosur e asaj që bebja di për jetën, gjë që është e aftë të kontrollojë edhe atë që ende nuk është befasuese.

Mund të luani këtë lojë klasike me beben tuaj në disa mënyra të ndryshme, varësisht nga mosha.

Këtë mund ta luani madje edhe me beben e sapolindur, sepse tek bebet e sapolindura gjithmonë janë fytyrat e fascinuara, dhe do të shihnin fytyrat tuaja para çdo gjëje tjetër në botë.

Variacioni i dytë është kur fëmija juaj të rritet fshihni objektet nën jastëk apo batanije, pastaj i zbuloni me befasi.

Truri i bebes suaj zhvillohet vazhdimisht dhe është shumë argëtuese të vështrohet se si ndodh kjo gjë.

Bebet e duan lojën e fshehjes, sepse fillojnë të mësojnë që ajo që është zhdukur nuk do të thotë që është zhdukur përgjithmonë, por bashkë me këtë ekziston edhe elementi i befasisë i cili gjithashtu stimulon trurin. /Telegrafi/

Mos i humb

Shtypja e lartë e gjakut në moshë të re, rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve

Opoja.net

Askush nuk ju ka treguar më parë për këto efekte magjike të qepës

Opoja.net

Nëse ndjeheni tërë kohën të lodhur, ju mund të vuani nga kjo sëmundje serioze

Opoja.net

Pse “qajmë” sa herë presim qepë

Opoja.net

Pesë pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve

Opoja.net

A duhet të laget brusha e dhëmbëve para se të qitni pastën?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net