Opoja.net
Meka Mish

Përse jemi në këtë gjendje?

Gjendja e sotshme e botës islame është ashtu siç e shikojmë të gjithë. Për këtë arsye, ne duhet të flasim në lidhje me shkaqet e dobësisë që po përjeton në ditët e sotme ky umet, i cili i ka prirë njerëzimit në shumë aspekte dhe ka formuar një civilizim shembullor. Pa u caktuar diagnoza nuk mund të ketë mjekim.

Një umet, siç shprehet edhe Kurani Fisnik, i cili përkufizohet si “umet mesatar, umeti më i mirë, umeti dëshmitar, umeti që urdhëron të mirën dhe ndalon nga e keqja” dhe që i ka pasur këto cilësi përgjatë historisë, përse sot është i privuar nga këto cilësi?

Me aq sa vihet re, shkaku i vërtetë i problemit është lëkundja e identitetit të vërtetë prej myslimani dhe degjenerimi në planin e mendimit e aksionit. Shkaqet e fitores dhe të humbjes duhet të kërkohen më shumë brenda se sa jashtë. Këtë e pohon edhe Allahu Teala duke u shprehur në ajetin fisnik: “O ju që keni besuar! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.” (Maide, 105)

Rrugëzgjidhja për t’u mbrojtur nga tërmeti është ndërtimi i ndërtesave që i rezistojnë tërmetit. Personaliteti që ndërton shpallja hyjnore është rezistues kundrejt çdo lloj lëkundjeje. Një personalitet që mbështetet te themeli i besimit, mendjes dhe moralit është një personalitet i shëndoshë dhe i lartë. Zoti (xh.sh.), flet edhe për këtë çështje: “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al Imran, 139) Shkaku i dobësive që po përjetojmë sot është rënia në pikwpamjen e besimit, mendjes dhe moralit. Nëse nuk forcojmw bazën, nuk mund të ndërtojmë një ndërtesë të qëndrueshme. Dobësitë tona kryesore që burojnë nga prishja e identitetit dhe personalitetit prej myslimani të vërtetë dhe që na sjellin vetëm dështime janë si më poshtë:

  1. Kërkimi i mangësisë te të tjerët në vend qw ta kërkojmë te vetja jonë. Ky botëkuptim na shtyn që të nxjerrim teori komploti. Ne përpiqemi ta nxjerrim veten të pastër duke thënë se armiqtë tanë janë shkaktarë për çdo tragjedi që përjetojmë. Vazhdimisht i mallkojmë armiqtë tanë. Mikrobet gjithmonë dëmtojnë trupin e dobët. Kjo botë është bota e përpjekjes dhe luftës. Prishja është fundi i pashmangshëm i atij që dobësohet. Armiq gjithmonë do të ketë. Edhe në fillim Islami ka pasur shumë armiq. Megjithatë myslimanët fituan. Në sajë të besimit dhe vullnetit të tyre të fortë, kjo kauzë u përhap dhe u forcua. Prandaj, në vend qw të kërkojmë justifikim për mposhtjen, duhet të flasim për shkaqet e saj.
  2. Kërkimi i shpëtimit te vullneti i mbinatyrshëm duke e nxjerrë veten jashtë funksioni. Suksesi i vërtetë është që njeriu t’i përdorë të gjitha mundësitë, të bëjë çdo gjë që ka në dorë dhe pastaj t’ia lërë Allahut Teala. Baza është përgjegjësia personale. Edhe Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar.” (Nexhm, 39) Për ta arritur suksesin, duhet të jemi të fuqishëm dhe të përgatitur. Këtë e urdhëron edhe Zoti (xh.sh.): “Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe të tjerë, përveç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por që Allahu i njeh. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, do t’ju shpërblehet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” (Enfal, 60) Kuajt e luftës janë përmendur ngaqë në atë kohë ata kanë qenë arma më e mirë për luftë. Këtë shprehje duhet ta kuptojmë në formën për të pasur armët më të mira të kohës. Përveç të tjerash, fuqia nuk është vetëm armë. Edhe informacioni, teknologjia, media, paraja, morali, komunikimi, etj. janë prej burimeve të forcës. Lutja, ndihma hyjnore dhe kerameti/mrekullia nuk i bëjnë dobi atij që fle, por atij që përpiqet dhe derdh djersë. Pa punuar nuk ka ndihmë. Zoti (xh.sh.), i jep atij që punon. Siç nuk janë të njëjtë ata që dinë me ata që nuk dinë, po ashtu nuk janë të njëjtë edhe ata që punojnë me ata që nuk punojnë. I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, edhe ka punuar, edhe ka luftuar. Ai (s.a.s.), ka thënë: “Fuqia është gjuajtja.” Edhe gjuajtja e shigjetës, gjuajtja e raketës, derdhja e djersës dhe përpjekja serioze janë brenda konceptit të fuqisë.
  3. Të besuarit se është i mjaftueshëm për arritjen e suksesit të qenët i mirë dhe i devotshëm. Këto cilësi sigurisht se janë shumë të rëndësishme për një besimtar. Por ja që nuk është e mjaftueshme të jemi vetëm të padëmshëm, gjithashtu duhet të jemi edhe të dobishëm. Sigurisht që është vepër e mirë që t’i kryesh adhurimet, të preokupohesh me nafilet, të falësh namaz nate, të bësh dhikër dhe të bësh tesbih deri në një numër të caktuar, por moskryerja e shkaqeve, mosmarrja e masave që na i bëjnë të domosdoshme kushtet e kësaj bote në të cilën gjendemi dhe qëndrimi larg aktiviteteve, planeve e programeve, nuk mund të jenë prej veprimeve të besimtarit. Përhapja e mirësisë nuk mjafton për t’u bërë i mirë, por duhet që ajo të bëhet edhe dominuese në shoqëri. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është detyra themelore e këtij umeti. Për të urdhëruar duhet të jesh i fortë dhe për të dhënë zekat duhet të jesh i pasur. Të dobëtit nuk mund të urdhërojnë, por marrin urdhra. Besimtari i fuqishëm është më i dashur te Allahu Teala se besimtari i dobët. Njeriu nuk mund ta tërheqë i vetëm ndihmën hyjnore për t’u bërë i mirë dhe i devotshëm. Allahu Teala thotë në Kuranin Fisnik: “O ju që keni besuar! Nëse e ndihmoni (fenë) e Allahut, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhammed, 7)
  4. Të ngushëlluarit duke u lavdëruar me të kaluarën.Padyshim se nuk do ta harrojmë të kaluarën tonë, por të lavdëruarit vetëm me sukseset në të kaluarën nuk i zgjidh problemet aktuale. Nëse ato suksese shndërrohen në burim fuqie e morali për ne, do të thotë se na bëjnë dobi. Në fakt, kjo është ajo që sot po bëjmë në përgjithësi. Ajo që duhet të bëjmë është që t’i mbrojmë fitoret dhe veprat që na kanë lënë gjyshërit tanë dhe t’ua japim brezave të ardhshëm bashkë me fitoret dhe veprat tona të reja. Nëse lavdërohemi me Selahuddin Ejjubin, Alpasllanin, Sulltan Fatihun, Javuzin, etj. por nuk mbartim asgjë prej përpjekjeve, dashurisë dhe emocionit të atyre, atëherë kjo që bëjmë ne nuk ka asnjë kuptim. Në librin me titull “E djeshmja, e sotshmja dhe e nesërmja e myslimanëve”, të cilin e kam përkthyer dhe i cili bën fjalë rreth lavdërimit tonë të pabazë me të kaluarën duke mos bërë gjërat e domosdoshme që na i kërkojnë kushtet e kësaj bote në të cilën jetojmë, profesori Vahidu’d-Din Hani thotë siç vijon: “Kur heronjtë e fjalës flasin në lidhje me çështjen e Palestinës, në përgjithësi e përfundojnë fjalën e tyre me këtë fjali: “Padyshim se Palestina sot ka nevojë për një Salahuddin Ejjubi që ta çlirojë.” Këta heronj besojnë se ia kanë dhënë hakun fjalës kur ta thonë këtë. Ndërsa e vërteta është kjo se një shprehje e tillë buron nga një mendim krejt shterpë për sa i përket kauzës së Palestinës. Lindja e një personi si Salahuddin Ejjubi sot nuk mund ta zgjidhë problemin e Palestinës, sepse Salahuddini ka qenë një hero të cilin e nxorën në pah koha dhe rrethanat e kryqëzatave. Ai e shpëtoi Kudsin që ngeli nën sundimin e fuqive pushtuese për nëntëdhjetë vjet me radhë. Salahuddin Ejjubi ndërroi jetë në vitin 1195. Çlirimet që bëri ia thyen mesin perëndimit. Perëndimi dridhej nga frika prej Salahuddinit. Kjo frikë arriti deri në atë gjendje saqë vendosën “taksën e Salahuddinit” për të mbledhur para, në mënyrë që ta sulmonin. Vlera e kësaj takse ishte një e dhjeta e fitimit vjetor të një evropiani. Salahuddin Ejjubi nuk përfitonte vetëm nga besimi dhe trimëria, por në të njëjtën kohë përfitonte edhe nga fuqia e madhe ushtarake e asaj periudhe. E vërteta është kjo: Sado i guximshëm që të jetë një njeri, gozhdën nuk mund ta ngulë në mur me grusht. Patjetër ka nevojë për një çekiç. Ndërsa ne mjaftohemi duke u lavdëruar me besimin dhe heroizmin. Ndërkohë, trimëria nuk mund të jetë shkak për fitore pa u armatosur me armatimin e kohës.  Lavdërimi me të kaluarën ka nxjerrë në pah hatibë/ligjërues dhe poetë që i prekin ndjenjat me fjalët e fuqishme të tyre. Po të jemi objektivë, do të fillojmë të bëjmë aktivitete për të ndërtuar të ardhmen duke bashkëpunuar si japonezët në vend që të lavdërohemi me të kaluarën dhe të mallkojmë armiqtë.”
  5. Formalizmi dhe fanatizmi.Edhe njëri prej shkaqeve të rëndësishme të dështimit tonë është formalizmi. Ndërkohë i rëndësishëm nuk është formalizmi, por kuptimi dhe urtësia. Imam Ahmed el-Karafi shprehet në veprën e tij me titull “Furuk”: “Mos rri pas rreshtave nëpër libra përgjatë gjithë jetës. Preokupimi vetëm me transmetimet me një botëkuptim të ngrirë është devijim në fe dhe shkujdesje ndaj qëllimeve të dijetarëve të Islamit dhe të paraardhësve tanë të devotshëm.” (Furuk, fq. 176-177.) Komentimi i teksteve fetare me kusht duke qëndruar brenda kornizës së dijes dhe duke qëndruar larg arbitrarizmit, është më i përshtatshëm për mirëqenien. Suksesi është i pamundur të arrihet me botëkuptimin e talibanëve.

Ne si individë jemi të detyruar të bëjmë një ndërtim total duke filluar nga vetja jonë dhe të bëjmë një strukturë të re në planin mendor e shpirtëror, në mënyrë që të shpëtojmë nga tabloja aktuale që e zemëron Zotin (xh.sh.) dhe që e lëndon të Dërguarin e Allahut (s.a.s.). Në këtë formë do të bëhemi robër në kuptim të vërtetë ndaj Allahut dhe umet i të Dërguarit të Allahut (s.a.s.).

Gjiganti

Mos i humb

Google po përdor Gmail për t’i përcjell blerjet tuaja

Opoja.net

11-year-old girl’s brain tumor miraculously disappears, parents say ‘God healed’ her

Linda Guraj

Ndërroi jetë mësuesi Fehmi Selmani

Opoja.net

Couple married for over 80 years says no secret to long life together: ‘Just be nice to each other’

Linda Guraj

Dembele vs Vinicius: E ardhmja e El Clasicos

Opoja.net

Ata që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net