Opoja.net
Meka Mish

Polica e Kosovës e ndalon Vuçiqin të shkojë në Drenicë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, është nisur në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt, por është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës e ka ndaluar automjetin në të cilin është presidenti Vuçiq duke ia ndaluar të shkojë në Banjë, përcjell Telegrafi.

Gazeta serbe Novosti shkruan se presidenti Vuçiq është duke biseduar me policët, për të provuar të vazhdojë rrugën.

Pasi policia nuk i ka garantuar siguri në rrugën akternative për fshatin Banjë, presidenti Vuçiq është kthyer sërish në veri të Mitrovicës.

Pavarësisht vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që t’i revokojë lejen presidentit serb që të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, Vuçiq ka vendosur të provojë të shkojë atje. /Telegrafi/

Mos i humb

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net

20 vjet nga çmilitarizimi i UÇK-së

Opoja.net

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net