Policia identifikon një të dyshuar për vrasjen e arinjve të vegjël

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë identifikuar një person të dyshimtë lidhur me rastin e vrasjes së dy arinjve të vegjël në një vend gjuetie në Bukosh të Suharekës, dhe gjatë bastisjes së shtëpisë së tij kanë gjetur 3 armë zjarri të llojeve të ndryshme bashkë me municion, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale në Prizren, i dyshuari ditë më parë është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që do të bëhet ekzaminimi ballistik i armëve të gjetura..

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-