Prerjet ilegale të pyjeve, Dragashi më e mira në mbrojtën e tyre

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Shkatërrimi i pyjeve në nivel qendror dhe lokal vazhdon të jetë dukuri shqetësuese në Kosovë. Komuna e Dragashit më e mira në mbrojtën e tyre.

Zyrtarët përgjegjës shprehen të pakënaqur edhe me angazhimin e gjykatave, pasi theksojnë se rreth 10 mijë lëndë janë dërguar në gjykata nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.

Afrimi i sezonit dimëror shton shqetësimet për prerjet ilegale të pyjeve. Mbrojtja e pyjeve, në këtë sezon, është shumë e vështirë, thotë për Radio Kosovën, drejtori për Menaxhim me Pyje, Faruk Bojaxhiu.

Ai tha se prerjet ilegale mbetën një problem mjaft shqetësues në Kosovë.

Bojaxhiu shprehet i pakënaqur me veprimet e gjykatave. Ai thotë se rreth 10 mijë lëndë janë dërguar në gjykata, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.

Bojaxhiu thotë se përkundër faktit që Kosova ka numër të mjaftueshëm të rojeve të pyllit, terrenet janë të vështira dhe një gjë e tillë e pamundëson shpesh punën e tyre.

Një roje pylli është i obliguar të ruajë deri në 1500 hektarë. Bojaxhiu thotë se komunat në të cilat ka më shumë prerje ilegale të pyjeve janë Podujeva, Ferizaj dhe Deçani, ndërsa ato që mbrojnë pyjet më mirë janë Istogu, Dragashi dhe Juniku.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-