Opoja.net

Presidenti i Barcelonës Bartomeu e pranon haptazi: Po përgatitemi për largimin e Messit

Sport

Lionel Messi është njëri nga futbollistët më të mirë që ka veshur fanellën e Barcelonës dhe që e ka njohur bota e futbollit.

Ylli argjentinas në qershor mbush 32 vite dhe tanimë te Barcelona kanë filluar të mendojnë largimin e tyre.

Messi nuk mund të luaj te Barcelona edhe për shumë kohë dhe këtë gjë drejtuesit e klubit katalunas e kanë të qartë.

Për këtë temë ka folur edhe numri një i Barcelonë, Josep Maria Bartomeu, që ka thënë se klubi po përgatitet për largimin e Messit.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Unë e di që një ditë Messi do të vijë dhe do të thotë se po tërhiqet, edhe pse mendoj se kjo gjë është larg”, tha Bartomeu për BBC.

Por Barcelona po përgatitet për një largim të tij duke nënshkruar me lojtarë të rinj dhe të talentuar.

“Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen kur nuk do të jetë Messi. Po sjellim lojtarë të mëdhenj në skuadër, sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë epokë suksesi. Kjo është përgjegjësia jonë”, tha Bartomeu.

Luis Suarez dhe Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Presidentit aktual të Barcelonës do t’i skadojë mandati në vitin 2021.

“Mandati im përfundon në vitin 2021, kështu që unë duhet të largohem në një pozicion të shkëlqyeshëm dhe t’i them presidentit të ri se kjo është trashëgimia jonë”, u shpreh Bartomeu.

Messi iu bashkua Barcelonës në Akademi në vitin 2000 nga klubi argjentinas Newell’s Old Boys.

Argjentinasi debutimin me ekipin e parë e bëri në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me klubin katalunas. /Telegrafi/

Mos i humb

Rakitic do të mbetet te Barcelona

Opoja.net

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Opoja.net

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Opoja.net

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

Opoja.net

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Opoja.net

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net