Opoja.net
Meka Mish

Presidenti i Juves, Agnelli: Ajaxi e meritoi kualifikimin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se Ajaxi ka luajtur më mirë se Bianconerët në të dyja ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, prandaj e meriton plotësisht kualifikimin në gjysmëfinale.

Zonja e Vjetër pësoi me rezultat 2-1 në Allianz Stadium në ndeshjen kthyese dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 (pasi takimi i parë kishte përfunduar baras, 1-1).

“Puna ime është që të jem këtu në momente të caktuara dhe të bëj vlerësime të përgjithshme. Ajaxi e meritoi plotësisht kualifikimin, por në të njëjtën kohë ne jemi të vetëdijshëm se në pse apo gjashtë vitet e fundit kemi pasur prani të qëndrueshme në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duam të vazhdojmë me këtë progres, vit pas viti”.

“Ajaxi është një klub që punon në cikle dhe ky (cikël) ka filluar para dy vitesh. Ata e merituan, jo vetëm brenda një ndeshjeje, por gjatë të dy takimeve. Natyrisht, kjo është një garë ku një gjysmë ore e mirë mund ta bëjë dallimin ndërmjet një trofeu dhe eliminimit”.

“Ne do ta fitojmë Scudetton e tetë radhazi dhe është diçka e jashtëzakonshme. Juventusi ka qenë në vend të 43-të të renditjes së UEFA-s dhe tash është në vend të pestë, prandaj duhet ta analizojmë gjithë situatën”, ka deklaruar Agnelli për Sky. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net

Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net