Primula e pranverës – bima që rritet në Opojë dhe që kushton me mijëra euro kilogrami

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Mendoni se hashashi është bima e vetme me vlerë për momentin, e cila mund të çojë drejt pasurimit, ose le të themi, ndryshimit të gjendjes ekonomike?

Nëse mendoni kështu, na lini t’ju themi se e keni gabim. Ndoshta ju nuk e njihni bimën Primula Veris, një bimë aromatike e familjes Primulacea, që rritet në lartësinë 700-2,300 metra.

Kjo bimë rritet në zonat malore. E quajtur ‘Lulja e Darvinit’ apo ‘Primula e pranverës’, ka vlerë të madhe tregtare dhe bima e therur shitet deri në 50 mijë euro kilogrami, në tregun gjerman apo dhe vende të tjera.

Primulla Officinalis është bimë mjaft e përhapur në Greqi dhe një ndër bimët më efektive në shërimin e sëmundjeve si kokë-dhimbjet, kolli, qetësim, sëmundjet bronkiale dhe kronike, etj.

Është mjaft e kërkuar në tregun evropian nga se është edhe më kualitative sipas analizave të bëra nga institute gjermane. Kjo bimë përmban saponie dhe esencë glykocide (primverin dhe primullaverin), prandaj ka efektet shëruese të sëmundjeve të lartpërmendura.

Pjesët që përdoren për shërim janë lulja dhe rrënjët.

Sqarim nga Opoja Sot

Lajmi i mësipërm është transmetuar në portale  dhe ne nuk kemi mundur të verifikojmë çmimin e saktë të bimës, por në bazë të një kërkimi, kemi verifikuar se bima rritet edhe në krahinën e Opojës. Kjo është publikuar në një libër të një grupi studiuesish nga Kosova. /Opoja Sot/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-