Prizren: E grushton babain, merr një muaj paraburgim

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj të pandehurit me iniciale M.K.

I pandehuri me iniciale M.K. dyshohet se me datën 18.09.2017 rreth orës 12, në fshatin Breg Drini, Komuna e Prizrenit, i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit (babait të tij) me iniciale Gj.K. Konflikti filloi gjatë rregullimit (palimit) të druve, ku i pandehuri në një moment e godet me grusht të dëmtuarin në fytyrë dhe në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupore.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-