Opoja.net
Meka Mish

Publikohen rezultatet e përformancës së delegateve të kuvendit komunal të Dragashit

Qendra për Integrim dhe Zhvillim në Dragash me datë 27.05.2015 e mbeshtetur nga OSCE publikoi rezultatin e përformancës së delegateve të kuvendit komunal të Dragashit për punën individuale të 27 anëtarëve dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar – Dhjetor 2014.

Sipas publikimit të OJQ-së CIDD, del se anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Dragashit janë: Samidin Xheladini dhe Velid Hadzisin (LDK dhe VAKAT) me nga7.71%, Nexhat Isufi (BD) me 7.52 %, Bahtijar Berisha (LDK) me 7.52 % të vlerësimit të përgjithshëm, e kështu me radhë. Anëtarët që kanë treguar rezultat më të dobët në të gjitha kategoritë janë: Mersiha Memisi (CDU), Arjeta Skeraj (LDK), Melisa Sola (CDU), Shqipe Halili (LDK) e kështu me radhë.

Gjatë vitit 2014 anëtaret e Kuvendit komunal të Dragashit kanë ngritur 61 çështje të ndryshme, ku rreth 40% e tyre kanë qenë çështje procedurale. LDK prinë me 11 çështje të iniciuara, e pasuar nga PDK me 10. Përfaqësusja e CIDD Znj. Pëllumbesha Bajraktari potencoi se kuvendaret kanë parashtruar gjithsej 48 pyetje parlamentare, ku prin LDK me 15 pyetje, pastaj PDK me 9, AKR me 6.
Monitorimi i kuvendit komunal të Dragashit nga OJQ CIDD gjatë vitit 2014 është bërë vullnetarisht dhe ka pasur për qëllim që qytetarin e komunës sonë ta mbaj sa më të informuar lidhur me proceset që zhvillohen në kuvendin e zgjedhur nga ta. Qëllimi i këtij publikimi është informimi i pa anshëm dhe objektiv i qytetarëve të komunës sonë rreth punës që bëjnë të përzgjedhurit e tyre.

Pasi që ky publikim është i pari i këtij formati për OJQ-në CIDD, ne kërkojmë falje për ndonjë lëshim eventual, si gjatë procesit të monitorimit gjithashtu edhe për ndonjë gabim të mundshëm teknik gjatë këtij publikimi. (Opoja.net)

Mos i humb

Dhjetë të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Opoja.net

Ankohen për punimet – Komuna thotë se janë ngatërruar (Video)

Opoja.net

Ariu mbyt dy viça në fshatin Kapre – Ende sorollatet atypari (Video)

Opoja.net

Nuk mbulohet kanali si duhet nga Zhuri deri në Dragash, automjetët e rënda “ ngulfaten” në të

Opoja.net

E teta, ‘e vërteta’: Shpallen fituesit e tenderit për ujësjellësin kryesor në Dragash

Fari Kolloni

‘Dhia’ është emri shqip i këtij fshati opojan, sipas albanologut që vdiq dje

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net