Opoja.net
Meka Mish

Publikohen të gjeturat në gjykata nga Organizata Cidd

Qendra për Integrim dhe Zhvillim në Dragash (CIDD) më 25.05.2015 (E hënë) organizoi takim përmbyllës, ku shpalosi të gjeturat që i kanë gjetur gjatë monitorimit të degës së Gjykatës Themelore të Prizrenit në Dragash dhe të Gjykatës Themelore në Prizren.

Pjesëmarrës ishin gjyqtarë, bashkëpunëtor profesional, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, subjekteve politike, juristë të rinj, etj, e ku janë shpalosur të gjeturat e procesit shtatë mujor të monitorimit të gjykatës themelore të Prizrenit dega në Dragash dhe gjykatës themelore në Prizren, lidhur me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Nga kjo konferencë kanë dalur edhe rekomandimet e shoqërisë civile për mënyrën e trajtimit të këtyre lëndëve nga gjykatat në të ardhmen.

Qëllimi i kësaj organizate ishte “Për një gjykatë transparente dhe të përgjegjshme”, në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Sistemin e Drejtësisë”, e mbështetur nga ATRC dhe USAID, kishte marrë përsipër që për shtatë muaj (24 tetor 2014 – 24 maj 2015) të monitorojë në gjykatë të gjitha lëndët e kryera dhe ato në procedurë, e që kanë të bëjnë me veprat penale kundër të drejtave të votimit, ku palë në procedurë janë banoret e Komunës së Dragashit.

Mervan Zejnullahu, Menaxheri i projektit, ka shpalosur programin para të pranishmeve të cilin projekt e kishin monitoruar gjatë shtatë muajeve (24 tetor 2014 – 24 maj 2015), Ai ka folur disa nëne të caktuara nga Kodi i i vjetër Penal, të cilët sanksiononin veprat penale kundër të drejtave të votimit, duke vazhduar më pas me përshkrimin e neneve nga Kodi i ri Penal dhe dënimet që parashihen me këtë kod për veprat e tilla. (Opoja.net)

Mos i humb

Dhjetë të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Opoja.net

Ankohen për punimet – Komuna thotë se janë ngatërruar (Video)

Opoja.net

Ariu mbyt dy viça në fshatin Kapre – Ende sorollatet atypari (Video)

Opoja.net

Nuk mbulohet kanali si duhet nga Zhuri deri në Dragash, automjetët e rënda “ ngulfaten” në të

Opoja.net

E teta, ‘e vërteta’: Shpallen fituesit e tenderit për ujësjellësin kryesor në Dragash

Fari Kolloni

‘Dhia’ është emri shqip i këtij fshati opojan, sipas albanologut që vdiq dje

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net