Opoja.net

Qeveria “dorë-shtrënguar”, nuk i jep Ushtrisë së Kosovës buxhetin e premtuar

Forca e Sigurisë së Kosovës në vitin 2019 ka hyrë me status të qartë ushtarak, por jo edhe me rritjen buxhetore ashtu siç ishte premtuar nga krerët e shtetit.

Edhe pse ishte paraparë që pas transformimit në Ushtri, buxheti i saj të rritet nga pesë milionë euro çdo vit, kjo si duket nuk ka ndodhur në vitin e saj të parë pas zyrtarizimit si ushtri.

Në fakt ekziston një rritje vetëm prej pak më shumë se 1 milion euro, krahasuar me vitin paraprak.

Në një përgjigje për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë të ditur se buxheti i planifikuar për gjithë dikasterët e ministrisë është 58 milionë euro.

“Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019 është, 58 milionë e 688,060 euro. Ndërkaq për FSK-në buxheti i planifikuar është 54 milionë e 574,837 euro”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Ndërkaq për investimet kapitale janë paraparë një shumë prej 21 milionë e 958,966 euro. Në këtë shifër do të hyjë edhe blerja e armatimeve, municioneve dhe automjeteve të blinduara për ushtrinë.

Pas kësaj, buxheti i Ushtrisë do të rritet çdo vit për 5 milionë euro, ku në vitin 2021 në total buxheti do të arrijë në 62 milionë e 739 mijë euro.

Kujtojmë se vitin e kaluar Qeveria e Kosovës kishte ndarë një buxhet prej 53 milionë euro për Forcën e Sigurisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktualisht ka 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervë.  Por, ky numër tani do të rritet, pasi nga 14 dhjetori i vitit 2018 me votat e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, FSK ka marrë mandat të një ushtrie.

Sipas planifikimeve në Ushtrinë e Kosovës  janë paraparë të jenë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, prej tyre 5 mijë në komponentën aktive dhe 3 mijë tjerë në atë rezervë.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës nga 11 shkurti ka shpallur zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve, respektivisht ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Ushtrisë së Kosovës.

Afati i konkurrimit për gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë i hapur deri më 22 shkurt 2019. Kësaj radhe do të pranohen 650 ushtarë të rinj në FSK./A.B-FaktePlus

Mos i humb

Kredi deri në fyt, kosovarët me rreth 3 miliardë euro borxh në banka

Opoja.net

Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë

Opoja.net

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa”

Opoja.net

Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

Opoja.net

Mbillen fidanë me emrat e dëshmorëve, martirëve dhe të pagjeturve

Opoja.net

Heqja e vizave, kërkesa e vetme unike e Kosovës në Berlin

Opoja.net

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve: Kemi nevojë për kirurgë të profilizuar

Opoja.net

Të dielën mot me diell në Kosovë

Opoja.net

KDI: Kosova dhe Serbia larg normalizimit të marrëdhënieve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net